E diel, 12 Janar, 2025

5 mësimdhënës me sëmundje të rënda në Gjakovë, MAShTI nuk ua paguan pushimin mjekësor

- Advertisement1-

Bedri Cahani, i cili është drejtor i gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ka pak fuqi në duar për të ndihmuar profesorin Ilir Zeka, i cili ligjëron lëndën e Edukatës Fizike në këtë shkollë.

Këto mundësi i munguan edhe në të kaluarën, ku sipas Cahanit, në shkollën që ai udhëheq, kishte pasur shumë mësimdhënës që vuanin nga sëmundje të rënda, ndërsa tani kanë vetëm një, raporton Kiks Kosova.

- Advertisement -

Krejt çka ai dhe stafi i gjimnazit mund të bëjnë për profesorin e Edukatës Fizike është t’i dalin në ndihmë, sidomos atëherë kur i përkeqësohet gjendja shëndetësore.

Sipas drejtorit, derisa profesori Ilir ishte në pushim mjekësor, i vështirë ka qenë zëvendësimi i tij, si pasojë e procedurave burokratike.

E me probleme të ngjashme në komunën e Gjakovës vuajnë edhe dhjetëra mësimdhënës të tjerë, të cilët sëmundja i ka detyruar të shkojnë zvarrë në shkollë.

Nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë kanë bërë të ditur se përmes një Udhëzimi Administrativ, të cilin e kishte lëshuar Ministria e Arsimit në prill të vitit 2022, mësimdhënësve me sëmundje kronike u ishte mundësuar pushimi mjekësor me pagesë dhe zëvendësimi i tyre.

Mirëpo, i njëjti, sipas DKA-së, kishte përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas drejtoreshës Eranda Komunova-Baçi, ministria i kishte thënë se nëse ky udhëzim do të vazhdojë edhe në vitin 2024, do ta lajmërojnë, e që deri tani ajo thotë se nuk ka marrë asnjë informatë nga MAShTI.

- Advertisement -rrrrrrr

Për shkak të këtij vendimi, ajo thotë se mësimdhënësit janë detyruar të kthehen në atë gjendje në punë.

Ajo ka treguar se gati çdo ditë këta mësimdhënës trokasin në derën e drejtorisë për të kuptuar nëse për ta është bërë një zgjidhje, por që, sipas saj, nuk kanë asgjë në dorë për t’iu ndihmuar. /KlanKosova

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë po mbahet trajnim për mësimdhënësit

Dje dhe sot në shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë po mbahet trajnimi dy ditor...

SBASHK organizoi testet për mësimdhënësit e Vitisë dhe Drenasit

SBASHK organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve të Vitisë dhe një grup të...

Pse fëmijët janë shpesh të zemëruar, të mërzitur ose nervozë kur kthehen nga shkolla?

Femijët shpesh mund të jenë të zemëruar, të mërzitur ose nervozë kur kthehen nga...

Pensionohet mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani

Është pensionuar mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit: Me rastin...