E premte, 13 Dhjetor, 2024

5 mënyra si t’u ndihmoni fëmijëve të heqin qafe frikën nga errësira

- Advertisement1-

Një hulumtim i cili i ka pyetur 122 persona ka zbuluar se errësira përfshin 54 për qind të tyre midis pesë frikave të tyre kryesore. Pra, nëse të rriturit e kanë atë frikë, nuk është çudi që edhe fëmijët e tyre kenë atë.

Dhe ndërsa shumë fëmijë përfundimisht heqin qafe këtë frikë, ka ende mënyra se si ju mund t’u ndihmoni që ta heqin qafe këtë frikë më shpejt.

- Advertisement -

Pra, qe se çfarë mund të bëni që t’i ndihmoni fëmijës tënd të bëhet i guximshëm dhe të mos ketë më frikë nga errësira.

Dëgjoni fëmijën tuaj
Merrni seriozisht frikën e fëmijës tuaj dhe dëgjojeni atë. Mos i injoroni fjalët e tyre, duke shikuar thjesht nën shtratin e tyre dhe duke thënë se nuk ka asnjë përbindësh atje. Kjo në fakt mund t’i përkeqësojë gjërat, sepse mund të mendojë fëmija juaj se besoni që këta përbindësha mund të jenë realë.

Inkurajoni fëmijët
Hulumtimet kanë treguar se pohimet pozitive mund të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Kjo do të thotë që nëse i thoni vetes diçka pozitive, mund të filloni ta besoni. Mund të ndihmojë nëse i tregoni fëmijës tuaj se është trim dhe e lavdëroni që përballet me frikën e tij nga errësira. Fjalët tuaja pozitive mund t’i ndihmojnë ata me të vërtetë të besojnë se mund ta mposhtin frikën e tyre.

Dritat argëtuese të natës
Ka shumë drita kreative të natës që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të relaksohet dhe të ndihet i sigurt. Për shembull, ka drita nate në formë kafshësh, projektorë yjesh ose afishe që mund t’i vendosni nëpër dhomën e fëmijëve.

Shndërrojeni dhomën e tyre të errët në një shesh lojërash
Fëmija juaj mund të përjetojë errësirën si diçka të frikshme dhe të rrezikshme, por ju mund të ndryshoni mënyrën se si ai e shikon dhomën e tij kur është errësirë. Për shembull, mund të keni një shfaqje kukullash në hije, të festoni me shkopinj me shkëlqim ose rrathë me shkëlqim, ose të vishni këmisha me grafikë që shkëlqejnë në errësirë. Kështu që fëmija do të mësojë të lidhë errësirën me diçka që mund të jetë argëtuese.

Provoni trukun e 10 sekondave
Ekziston një truk që mund të përdorni për t’u ndihmuar fëmijëve t’i përshtatin më lehtë sytë e tyre në errësirë. Kërkojuni t’i mbyllë sytë, ndërsa dritat janë akoma të ndezura. Pastaj fikini, vendosni duart mbi sytë e fëmijës dhe kërkoni që të numërojnë me ju deri në 10. Kur të keni mbaruar, kërkoni që të hapë sytë. Tani dhoma e tyre nuk do të jetë aq e errët sa kur menjëherë i fikni dritat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...