5 mënyra sesi t’i zvogëloni shanset e lindjes së parakohshme

- Advertisement -

Faza në të cilën foshnjet lindin para javës 37’të të shtatzënisë quhet lindje e parakohshme. Në këtë rast, foshnjeve ju nevojitet më shumë kohë të kalojnë në kujdesin intensive neonatal për të përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore.

Faza në të cilën foshnjet lindin para javës 37’të të shtatzënisë quhet lindje e parakohshme shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Rreth 1 në 10 foshnje lindin parakohe. Kjo është vlerësuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), se 15 milionë foshnje në mbarë botën lindin më herët.

Por, si mund të minimizoni shanset për të pasur një lindje të parakohshme?

Fillimisht, është e rëndësishme të kuptohet se jo të gjitha lindjet e parakohëshme mund të parandalohen.

- Advertisement -

Megjithatë, ekzistojnë një sërë ndryshimesh në stilin e jetës që nënat shtatzëna mund të aplikojnë për të zvogëluar shanset e lindjes së parakohshme të foshnjeve të tyre.

Këto përfshijnë:

-Shmangia e duhanit dhe alkoolit;

-Konsumoni një dietë të ekuilibruar: Përfshirja e frutave dhe perimeve të freskëta që përmbajnë acid folik dhe hekur është e rekomandueshme.

-Mbajtja në kontroll e gjendjes suaj shëndetësore: Bisedoni me mjekun tuaj gjatë periudhës së shtatzënisë suaj.

-Mundohuni të shmangni stresin gjatë shtatzënisë;

-Bëni aktivitete fizike: Përzgjedhni disa prej ushtrimeve me të cilat ju ndiheni rehat t’i bëni dhe gjithashtu është e lejueshme për ju t’i praktiktoni ato.