E diel, 24 Nëntor, 2024

5 librat që Bill Gates rekomandon t’i lexoni para fundit të vitit 2021

- Advertisement1-

Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë si dhe një njeri i shumëpërfolur për ndikimin e tij mbi njerëzimin dhe përfshirjen në konspiracione nga më të ndryshmet.

Ndaj, nuk kishte si të mungonte kurioziteti për të mësuar rreth titujve të librave që ai sugjeron të lexohen këtë sezon festash.

- Advertisement -

Nga gjenetika, tek robotët e deri tek Shekspiri, këto janë librat që filantropi amerikan ju sugjeron të lexoni para fundit të vitit 2021.

1- Deshifruesja e Kodit: Jennifer Doudna, Modifikimi i Geneve dhe e Ardhmja e Njerëzimit nga Walter Isaacson

Në vitin 2012, biokimistja Jennifer Doudna dhe kolegët e saj zbuluan mjetin CRISPR – një formë të ‘gërshërëve gjenetike’ të cilat transformuan shkencën e modifikimit të gjeneve. Libri i Walter Isaacson tregon historinë e vërtetë të këtij zbulimi shkencor dhe shpjegon natyrën e tij premtuese por edhe sfidat që na kanosen si pasojë.

Ky tregim përfshin edhe historinë e shkencëtarit kinez që përdori këtë teknologji për të modifikuar gjenet e dy embrioneve njerëzore – në kundërshtim me të gjitha praktikat shkencore të pranuara deri sot – dhe dy fëmijët e lindur si pasojë, me shumë mundësi do t’i trashëgojnë këto gjene të modifikuara. Fondacioni i Bill Gates ka financuar disa projekte që kanë përdorur ‘gërshërët’ CRISPR, duke nisur nga bimë të modifikuara për t’i mbijetuar ndryshimeve klimaterike deri tek antitrupat për të vrarë patogjenë si malaria apo HIV AIDS, kështu që Gates e njeh mirë këtë teknologji dhe i sugjeron të gjithë të mësojnë rreth saj.

2 – Njëmijë Tru: Një Teori e Re për Inteligjencën nga Jeff Hawkins

“Nga të gjithë temat rreth të cilave kam qenë duke mësuar kohët e fundit, njëra dallon për nga kompleksiteti i saj befasues: të kuptuarit se si qelizat dhe urat lidhëse në trurin tonë prodhojnë vetëdijen dhe mundësinë për të mësuar,” shkruan Gates.

- Advertisement -rrrrrrr

Një libër i ri nga sipërmarrësi i industrisë teknologjike, Jeff Hawkins, një nga bashkë-themeluesit e Palm Pilot, flet rreth faktit se sa më shumë ta kuptojmë trurin tonë, aq më shumë i afrohemi ditës kur Inteligjenca Artificiale do të mësojë të bëjë dhe kuptojë çdo veprim të njeriut.

3 – Klara dhe Dielli, nga Kazuo Ishiguro

“Më pëlqen vërtetë një histori e bukur me robotë,” shkruan Gates. Romani më i ri nga Kazuo Ishiguro tregon historinë e një roboti me emrin Klara, i cili është programuar për të qenë empatik, dhe që vepron si një ‘mik artificial’ ndaj një fëmije të sëmurë. Libri, në vetën e parë, përmban historinë e rrëfyer nga këndvështrimi i këtij roboti.

Gates nënvizon se projekte të ngjashme po ndërmerren edhe në jetë reale, me anë të ‘robotëve shoqërues/bashkudhëtarë’ sidomos si mundësi për të ndihmuar moshat e treta me vetminë. Robotët do të jenë një pjesë e rëndësishme e të ardhmes sonë, parashikon Gates, dhe letërsia artistike mund të na ndihmojë të kuptojmë pikërisht se si kjo botë do të duket.

4 – Hamnet, nga Maggie O’Farrell

Hamnet, i cili fitoi Çmimin Libri më i Mirë Artistik i vitit nga National Book Critics, nis me një fakt nga jeta reale e Uilliam Shekspir – disa vite para se ai të shkruante Hamlet-in, djali i tij 11-vjeçar, Hamnet, u nda nga jeta. Pa e përmendur emrin Shekspir, O’Farrell eksploron mënyrat se si ditët para vdekjes së Hamnet-it, mund të kenë ndikuar mbi shfaqjen e famshme teatrale.

“Mbi të gjitha, Hamnet tregon se si vdekja e një djali të ri ndikon mbi prindin, ndërsa Hamleti flet rreth mënyrës se si ndikon vdekja e prindërve tek një djalë i ri,” – shkruan Gates. “O’Farrell i lidh me zgjuarsi këto të dyja duke ofruar një shpjegim prekës të mënyrës se si Shekspiri e kanalizoi hidhërimin dhe ndjenjën e tij të fajit me anë të të shkruarit. Ajo më bën të kthehem e ta lexoj sërish dramën.”

5 – Projekti Ave Maria, nga Andy Weir

Weir, autori i ‘The Martian’, ka shkruar një roman të ri fantastiko-shkencor rreth një mësuesi shkence gjimnazi, i cili zgjohet një ditë në një sistem të ri diellor. Gates, i cili ka qenë gjithmonë një fans i këtij zhanri, tregon se ai nuk mund ta shpjegojë përse e dashuron këtë libër, dhe pa dashur të japë shumë detaje, ai premton se është tejet argëtues. “E nisa një të shtunë dhe e mbarova të dielën. Ishte një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar fundjavën,” tregon ai./Euronews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...