1. Seksi nuk ka të bëjë vetëm me lindjen e fëmijës
Është e rëndësishme që prindërit të flasin me djemtë për aspektin e këndshëm të seksit. Se është një mënyrë për të festuar dashurinë dhe jo thjesht një detyrë që duhet kryer në natën tuaj të dasmës.
Si burrë, nuk mjafton të arrish kulminacionin dhe pastaj të rrokullisesh dhe të biesh në gjumë. Seksi është më pak për të shijuar veten dhe më shumë për t’u siguruar që partneri juaj të jetë rehat dhe të kalojë mirë. Flisni me të, kushtojini vëmendje sinjaleve të vogla që ajo dërgon, jini spontan.
2. Të kërkosh leje kur do të kryesh marrëdhënie seksuale është thelbësore
Ekziston një ndryshim midis një gruaje që është entuziaste të kryej marrëdhënie me ju ndaj një gruaje që thotë “në rregull nëse e thua ti “.
Mund të ndodh që ajo po pranon ta bëjë këtë gjë për shkak të kushteve të saj sociale. Ndoshta ajo nuk e ka mësuar nga prindërit se është në rregull të kesh një të dashur dhe të mos kryesh marrëdhënie seksuale deri në momentin që ti të ndihesh rehat.
3. Është në rregull që një burrë të qajë
Në Indi, ekziston një thënie – “Mard ko dare nahi hota”. Në shqip, kjo mund të përkthehet si: “Një burrë nuk ndjen dhimbje”.
Harrojeni se çfarë budallallëku ju kanë ushqyer mediat. Burrat janë qenie njerëzore dhe, a e dini se çfarë ndodh nëse një qenie njerëzore i shtyp ndjenjat e tyre për një kohë të gjatë? Do të kenë ankth, depresion, sulme paniku dhe një pakënaqësi ndaj botës përreth tyre.
Nëse ndiheni të trishtuar mund të qani. Nuk ka asnjë problem, nuk do t’ju bëjë më pak ‘burra’. Të qenurit përgjegjës për shëndetin tuaj mendor do t’ju bëjë një njeri më të fortë.
4. Menstruacionet janë normale
Shumë vajza dhe gra e fshehin faktin që ato kanë dhimbje prej menstruacioneve që mos ta marrë vesh vëllai ose babai. Ndonjëherë kjo gjë shikohet edhe si diçka e turpshme.
Djemve ju duhet mësuar se menstruacionet janë diçka normale që ndodhin në trupin e një vajze.
5. Edhe meshkujt mund të ngacmohen seksualisht
Ka shumë stigma rreth abuzimit seksual të burrave dhe djemve të rinj. Shoqëria priret të qeshë me burrat që flasin të vërtetën e tyre. Por këto janë gjëra që ndodhin dhe ashtu si vajzat edhe djemve mund t’ju ndodhë e njëjta gjë dhe kjo është e gabuar nga të dyja palët.