E diel, 6 Tetor, 2024

5 gjëra që (ndoshta) nuk i dini për të sapolindurit

- Advertisement1-

Pavarësisht sa pyetje i bëni mjekut tuaj, pavarësisht sa libra lexoni, ka të ngjarë të mos i dini disa gjëra, të paktën për periudhën e parë të jetës së foshnjës tuaj.


Kështu që këtu janë pesë gjëra që mbase nuk i dini për të sapolindurit, që noa.al jua sjell më poshtë.

- Advertisement -

1.Mund të mos jetë veçanërisht… fotozhenik

I keni dëgjuar të gjithë si thonë kur shohin një bebe? Mbulojnë me komplimente të tipit sa i bukur është dhe sa të ngjala ty! Por ta themi, fëmijët e sapolindur nuk shquhen për bukuri. Ata fare rrallë duken sikur kanë ardhur nga një reklamë kremrash frutash.

Shumë herë fytyra e tyre është rrudhur lehtë për shkak të presionit që kanë marrë gjatë lindjes ose kanë sy të fryrë. Po ashtu disa fëmijë lindin me flokë të hollë.

Sidoqoftë, këto tipare, sigurisht aspak shqetësuese, zhduken vetvetiu shumë shpejt dhe e lënë fëmijën tuaj aq të bukur sa ç’e imagjinonit.

2.Ata flenë shumë… shumë

Të sapolindurit kanë nevojë për shumë orë gjumë dhe nënat janë në gatishmëri. Por ata flenë rreth dy ose tre orë në të njëjtën kohë para se fëmija të zgjohet për të pirë. Kjo periudhë është e vështirë për të gjithë prindërit e rinj, megjithatë zakonisht zgjat vetëm për tre muajt e parë. Nga muaji i katërt, shumica e foshnjave janë në gjendje të flenë për gjashtë deri në tetë orë çdo natë.

- Advertisement -rrrrrrr

3.Pika e butë mund t’ju trembë në fillim, por nuk ka asnjë arsye

Një si mikropellg në kokën e foshnjës (ose burimi i kafkës, siç njihet) lejon që foshnjat të dalin të padëmtuara nga presioni i lindjes dhe shpesh frikëson prindërit e rinj.

Megjithëse kjo zonë kërkon trajtim të butë, ju mund ta prekni arë dhe flokët rreth saj pa rrezik. Gjithashtu, mbani në mend se pika e butë mund të dridhet, pasi ndodhet pikërisht mbi enët e gjakut që mbulojnë trurin.

4.Bebja do të humbasë peshë, por do ta fitojë përsëri

Të sapolindurit duhet të ushqehen çdo dy ose tre orë, megjithatë nëse jeni duke e ushqyer me gji mund të shqetësoheni se sasia që po merr fëmija juaj nuk është e mjaftueshme. Mënyra më e mirë për tu siguruar që ai është i ushqyer mirë është pesha e tij. Foshnjat humbin 5-8% të peshës së tyre pas lindjes, megjithatë nëse ushqehen në mënyrë adekuate, ata e rimarrin atë deri në fund të javës së dytë të jetës. Gjithashtu, kur të ushqehet në mënyrë adekuate në muajin e parë të jetës së tij ai do të dalë me jashtëqitje të verdhë tre herë në ditë.

5.Ata rriten shumë shpejt

Sa të rraskapitur dhe të shqetësuar ndjeheni në këtë fazë të parë të jetës së fëmijës suaj. Por e sigurt se do të kalojë para se ta kuptoni dhe vetë. Mundohuni ta mbani mend këtë kur gjithçka duket si një gjë që nuk mbaron. Ikën shpejt ndaj sigurohuni që ta shijoni këtë fazë të zhvillimit sa më shumë që të mundeni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...