E diel, 19 Janar, 2025

5 gjëra që mësuesit e mrekullueshëm kanë të përbashkët

- Advertisement1-

Shumë mësues kanë ide fantastike, por duhet të gjejnë mënyrën e duhur për t’i shprehur të gjitha këto ide brilante. Ja cilat janë të përbashkëtat e mësuesve, nxënësit e të cilëve, shkëlqejnë.


Cilësia e një mësimdhënësi nuk varet vetëm nga informacionet qe ai arrin të fusë në kokën e nxënësve, por edhe nga rezultatet e tyre. Sa arrijnë këta nxënës t’i konkretizojnë njohuritë e marra. Shumë mësues kanë ide fantastike, por duhet të gjejnë mënyrën e duhur për t’i shprehur të gjitha këto ide brilante.

- Advertisement -

Pasioni. Pa e dashur vërtet atë që bën, është e pamundur të kesh sukses. Nëse nuk e adhuron lëndën tënde, atëherë si pret që nxënësit ta duan atë? Mos ki asnjëherë frikë të tregosh se e do lëndën që zotëron, edhe nëse nxënësit të konsiderojnë të çmendur për mënyrën si e shpjegon algjebrën. Entuziazmi dhe interesi juaj, së shpejti do jua rrëmbejë zemrën nxënësve tuaj.

Kreativiteti. Studentët e duan një mësues që është i aftë, që një temë super të mërzitshme ta shndërrojë në super interesante. Ndërfutja e ngjyrave, printimeve, lojërave, e bën kaq shumë interesante mësimdhënien. Testet dhe kurrikulat e standardizuara e bëjnë shumë të vështirë procesin e mësimdhënies. Thjesht t’u japësh një material nuk të bën një mësues të shkëlqyer. Duhet të jesh shumë më tepër se aq. Janë metodat unike të mësimdhënies.

Fleksibiliteti. Të jesh mësues është një profesion që kërkon shumë përkushtim. Nëse një nxënës dështon në rezultatet e testit, atëherë, ji i përgatitur t’i japësh mësime ekstra, edhe pas orëve zyrtare të mësimit.

Integrohu. Nëse të duhet të shpjegosh algjebrën me pak muzikë në sfond, bëje, mos hezito, edhe nëse je i pari që po e provon këtë gjë. Ndërmerr hapa të vegjël, duke ndërthurur disi mësimin me një tjetër disiplinë. Ka shumë burime, nga të cilat mund të mësoni.

Lidhja-Ndërveprimi. Ti nuk mund të pretendosh të japësh mësim në mënyrë efektive, pa patur ndërveprim me nxnëësit e tu. Një marrëdhënie e ndërtuar në besim dhe përkujdesje, është kyçi i suksesit. Me kalimin e kohës, nxënësit duhet të të besojnë. Duhet të gjesh të përbashkëta me çdo nxënës.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...