5 fjalitë më të dëmshme që prindërit mund t’u thonë fëmijëve

- Advertisement -

Prindërit nuk thonë fjalë apo të bëjnë gjëra që mund të lëndojnë fëmijët e tyre, por në raste të veçanta, kur kjo ndodh mund të jenë duke e bërë padashur.

- paragrafi 1 -

Është klishe të themi se përpiqen për më të mirën tonë, por ndonjëherë pa kuptuar thonë ose bëjnë gjëra që më shumë sesa i ndihmojnë, i frustrojnë fëmijët.

- Advertisement -

Janë disa fraza që prindërit përdorin jo rallë, por sipas ekspertëve i bëjnë dëm fëmijëve.

1. “Hë se s’është ndonjë gjë e madhe.”

Fëmijët janë fëmijë, që do të thonë se mund të qajnë pa pushim për gjëra fare pa rëndësi. Këto “problemet e vogla” janë të mëdha për fëmijët dhe kështu automatikisht zhvlerësojmë përgjigjen e tyre emocionale. Kështu jemi duke i thënë “nuk ka rëndësi kjo që ndjen ti” ose “është budallallëk të kesh frikë apo të zhgënjehesh për diçka të tillë.”

- Advertisement -

2. “Ti kurrë” ose “ti gjithmonë”

Duke përdorur të tilla fjalë përjashtuese apo kaq përgjithësuese, i tregon fëmijës që nuk je më kureshtar të dish ç’po ndodh në atë moment me të. I hiqni mundësinë për t’i mësuar se çfarë mund të bënin ndryshe herën tjetër.

3. “Më mërzit kur e bën këtë.”

Sigurisht që në nerva e sipër kur fëmija nuk të dëgjon është e rëndësishme t’i tërheqësh vëmendjen, por kujdes. Ato emocione janë të tuat, jo të tij prandaj mos i krijoni presion duke i thënë që “mërzitesh nëse ai bën një veprim apo tjetrin.” Eshtë një lloj fjalie manipuluese që e frustron fëmijën.

4. “Duhet ta kishe ditur!”

Ti po e vë para përgjegjësisë dhe po i krijon komplekse që mund ta dëmtojnë më vonë. Gjithashtu i krijon mangësira në lidhje me vetëbesimin.

5. “Lëre se e bëj unë.”

Fjalia më e gabuar. Pse duhet ta bësh ti? Po i thua që nuk është i zoti ta bëjë?