E premte, 22 Nëntor, 2024

5 dobitë e leximit në përditshmërinë tonë

- Advertisement1-

Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë.

Përfitimet të cilat grumbullohen janë të panumërta dhe artikulli i sotëm shërben si një kujtesë e të gjitha aspekteve pozitive të cilat vlejnë dhe si një këmbanë thirrjeje për të rrëmbyer sa më shpejt të mundësh librin që ke lënë përgjysmë prej kohësh.

- Advertisement -

Në vazhdim, do përmbledh vetëm pesë nga dobitë e librit në jetën tuaj.

  1. DIJET DHE NJOHURITË NUK JANË KURRË TË TEPËRTA

    Funksioni i parë i librave është ai informues. Secili duhet të zgjedhë mes larmisë së titujve, atë që i duket më i përshtatshëm dhe që i shërben në formimin e tij akademik apo atë që përmbush kuriozitetet e tij. Libri është një oqean dijesh, prej të cilit nuk mbytesh kurrë, por vetem meson të perfeksionohesh në notin e lodhshëm të përditshmërisë.

    2. NJË FJALOR I PASUR DHE NJË ARTIKULIM I RRJEDHSHËM NUK TË TRADHËTOJNË KURRË

    Sa herë je gjendur në një situatë të vështirë, ku problemi më i madh është të artikuluarit? Jam e bindur që përgjigja e të gjithëve ne është ”Shumë herë.” . Situatat e sikletshme, intervistat e punës, prezantimet përpara një grupi të madh njerëzish, e shumë raste të ngjashme bllokojnë funksionin normal mendor dhe të folurit dhe kjo prej stresit dhe ankthit që krijohet, por librat ndryshojnë gjithçka. Asnjë situatë nuk e gjen të papërgatitur dikë që i ka dedikuar shumë kohë leximit. Pasurimi i fjalorit të përditshëm, eleminimi i çdo huazimi, i cili aq sa e zgjeron edhe e vret gjuhën shqipe, por mbi të gjitha zhdërvjelltësia që të fal leximi, të bën që në cdo situatë të dalësh faqebardhë. Aftesitë e mira shprehëse dhe aftësitë e thella analitike që ndërtohen prej leximit ndihmojnë njëkohësisht në aftësitë shkruese, të cilave i vihet cdo ditë e më shumë rëndësi.

    3. LEXIMI ËSHTË PALESTRA E MENDJES

    Titulli i mësipërm nuk është aspak i cuditshëm. Një nga aktivitetet që ndihmon kujtesën tuaj është pikërisht leximi. Shkencëtarët kanë vërtetuar se informacioni i marrë nëpërmjet leximit është 3 hërë më i rrënjosur në memorien tuaj dhe më i përdorshëm prej jush, sesa informacioni i marrë nga mediat audiovizive. Nëse dëshironi që kujtesa juaj të jetë e pagabueshme deri në fund të jetës, kushtojini leximit minimalisht një orë në ditë. Justifikimet kur bëhet fjalë për leximin janë të papranueshme.

    - Advertisement -rrrrrrr

    4. LEXIMI ELIMINON STRESIN DHE PËRFORCON PËRQENDRIMIN

    Stresi duket se është fjala më e përdorur në përditshmerinë tonë. Në punë hasemi me të, në shkollë ushtrohet stres, madje edhe në pritje të operacioneve të përditshme në institucione bankare apo shtetërore ndjen stresin dhe padurimin. Kundër të gjithë këtyre faktorëve të jashtëm të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin tonë lufton leximi. Leximi ka aftësinë të zhvendosë mendjen tuaj në botën e tij, duke ju bërë të harroni të gjitha problemet e vogla të kaluara gjatë ditës. Koha në të cilën zhyteni në lexim, ju ndihmon të kalisni durimin dhe të forconi përqëndrimin. Këto dy të fundit janë probleme të hasura gjerësisht në ditët tona në një kohë kur përqëndrimi largohet vetëm nga një trigëllimë e njoftimeve të telefonit.

    5. TË LEXUARIT ËSHTË NJË VEPRIMTARI ARGËTUESE

    Leximi nuk duhet të konsiderohet si detyrim, mbi te gjitha ai është argëtim. Një libër i mirë mundet të largojë cdo pakënaqësi të ditës dhe mes miliona titujve të përkthyer në shqip ose ato në gjuhët origjinale me siguri do gjeni veten diku.
    Në përfundim të këtij artikulli do ishte vërtet lumturi nëse disa prej jush janë frymëzuar të perfshihen në librin e tyre dhe të investojnë kohë cilësore për shëndetin e tyre mendor dhe emocional.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop