4You Magazine vlerëson shkollën “Migjeni” në Stanoc të Epërm si më të mirën e muajit shkurt

- Advertisement5 -

Shkolla “Migjeni”, në fshatin Stanoc të Eperm është zgjedhur shkolla më e mirë për muajin Shkurt nga revista 4You Magazine, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e shkollës, Ardita Shala Bekteshi.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga Drejtoresha e shkollës, Ardita Shala Bekteshi:

Shkolla e Muajit – Shkurt 2026

Shprehim falënderimet tona më të sinqerta për 4You Magazine, publikim zyrtar i KFOR-it, i prodhuar dhe financuar nga KFOR, për vlerësimin e dhënë dhe përzgjedhjen e shkollës sonë si Shkolla e Muajit për muajin shkurt 2026.

- Advertisement - m2

Ky vlerësim nga Bashkësia Ndërkombëtare / Forca e Kosovës – KFOR është një nder dhe motivim i madh për stafin drejtues, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit tanë. Ai dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm në arsim, edukim dhe ndërtimin e vlerave pozitive në komunitet.

Ndjehemi thellësisht krenarë për këtë mirënjohje dhe falënderues për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

(Se shpejti në nr.e ri te revistes shkolla më e mirë e muajit!)

627675853 778841564689778 4762018134530044442 n

626739333 719196784463947 3552340637151950960 n