E diel, 23 Shkurt, 2025

48 mijë shqiptarë analfabetë, ekspertët: Problem braktisja e shkollave fillore

- Advertisement1-

Censusi i vitit 2023 solli të dhëna alarmante për analfabetizmin.

Më shumë se 48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë ose të flasin shqip. Sipas ekspertëve, problemi kryesor është braktisja e shkollave dhe mungesa e arsimit fillor.

- Advertisement -

48 mijë shqiptarë nuk dinë të shkruajnë dhe të flasin në gjuhën shqipe. Ky fenomen është më i përhapur tek femrat sesa tek meshkujt. Të dhënat janë nxjerrë nga censusi 2023.

“Eksperte arsimi-janë disa të dhëna që duhen analizuar, ku bëjnë pjesë dhe minoritet, bëjnë pjesë popullatat që nuk flasin gjuhën shqipe, duhet parë dhe grupmosha. Mund të jenë njerëz që nuk kanë bërë ciklin fillor, braktisja shkollore, në moshën që duhet të mësojnë shkrim dhe këndim, largohen nga shkolla dhe kjo dihet që ky hendek vjen e thellohet”,-tha Sina.

Krahasuar me Censin 2011, të dhënat për analfabetizmin ishin 2.8%. Ndërkohë që në Censin 2023, vihet re një përmirësime 2.2%, që për ekspertët është i papërpfillshëm. Grupmosha më e prekur është ajo mbi 35 vjeç.

“Imagjinoni një nënë që do të blejë produkte dhe nuk është në gjendje të lexojë produktin, nëse fëmija ka alergji dhe nuk lexon etiketën dhe e imagjinoni sa jetë e vështirë behët”,-tha Irida Sina.

Disleksia është një problem që po haset në moshat e vogla. Sipas të dhënave 16% I përkasin grupmoshs 10-35 vjeç. Ekspertët u bëjnë thirrje mësuesve të ciklit fillor të jenë të vëmendshëm, pasi pasojat mund të jenë të parikuperueshme./euronews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...