47 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak – Amina Nuraj jep detaje

- Advertisement -

47 të rinj nga Sanxhaku janë regjistruar në kursin e gjuhës shqipe, duke shënuar një hap domethënës në ruajtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare shqiptare në këtë trevë.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur Amina Nuraj, kryetare e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, e cila ka ndarë emocionet e saj në një postim prekës.

- Advertisement -

“47 njerëz të lirë duan të mësojnë gjuhën e parardhësve të tyre. Ne thyem çdo rekord!
Projekti i Kursit të gjuhë shqipe në Sanxhak financohet nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasaden e Shqipërisë në Beograd.
Një falënderim edhe për kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Enkel Rexhepi që prioritet i dha shqiptarëve të Sanxhakut”, ka shkruar ai.