46‑vjetori i shkollës ‘Xhemajl Kada’ – Drejtori Bajram Çeku vlerëson kontributin e të gjithëve në arsimimin e gjeneratave

- Advertisement5 -

Shkolla fillore “Xhemajl Kada” në Pejë sot ka shënuar 46 vjetorin e themelimit, një moment i rëndësishëm për institucionin që prej dekadash ka qenë pjesë e pandashme e komunitetit.

- paragrafi 1 -

Drejtori i shkollës, Bajram Çeku, theksoi rëndësinë e punës së përbashkët dhe falënderoi stafin e dikurshëm dhe të tanishëm për kontributin e tyre në arsimimin e gjeneratave.

- Advertisement -

600275790 1151648873803259 4103270110448135428 n e1765542377406 594x420 1

Ai uroi nxënësit, prindërit dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se synimi i shkollës mbetet ngritja e cilësisë dhe zhvillimi i projekteve të reja në vitet që vijnë.

Në fund të aktivitetit, u bë edhe një përkujtim për mësimdhënësit që nuk janë më në jetë, duke vlerësuar rolin e tyre në historinë e shkollës.

- Advertisement -

tetja

Me një fotografi në mur, është kujtuar edhe arsimtrja e Fizikës e kësa shkolle, e cila u nda nga jeta më 31 Dhejtor të vitit 2024, Kifajete Kelmendi./Njeshi/