E premte, 26 Korrik, 2024

Flet Arbenitë Bashota nga Klina: Si është të jesh drejtoreshë e një shkolle, sukseset dhe sfidat…

- Advertisement1-

 Intervistoi: Arta Gashi

Nga viti 2006 është pjesë e sistemit arsimor, së pari si mësuese dhe më pas u emërua drejtoreshë e shkollës fillore “Esad Mekuli” në fshatin Caravik të Klinës.

- Advertisement -

Fjala është për Arbenitë Berisha, e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon sa është e vështirë për të si një nënë, të jetë udhëheqëse e një shkolle, flet për sfidat por dhe sukseset, për bashkëpunimet me kolegët si dhe jep mendimin e saj pë atë se sa po respektohen të drejtat e grave në vendin tonë.

Së pari ju lutem një prezantim, një CV e shkurtër e juaj? 

Jam Arbenitë Bashota, drejtoreshë në SHFMU “Esad Mekuli”, që nga 2006 jam pjesë e kësaj shkolle njëherë si mësimdhënëse në lëndën Informatik pastaj duke vazhduar në poziten e drejtoreshës së shkollës. Nga tradita e familjes që e kemi në fushën e arsimit si dhe me 14 vite përvojë pune në po këtë fushë, krahas kësaj edhe shkollimit të përfunduar  në “Udhëheqje Arsimore” në Universitetin e Prishtinës, studime master, dhe trajnimeve të përfunduara për menaxhim të suksesshëm, vlerësim të performancës jap kontributin tim maksimal në zhvillim të arsimit. Këtë mundohem ta arrijë me punë të palodhshme, diciplinë, guximi, inteligjencë emocionale, komunikimi efektiv, kreativiteti, përshtashmëri, menaxhim të kohës dhe etikë të punës, kështu edhe dita e ditës mbajë karrieren konstante në fushën që gjithmonë e kam pëlqyer dhe po të kthehesha prapë për përzgjedhje të profesionit me bindje do të zgjidhja të njëjtin profesion që e ushtroj tani. Përvoja punës dhe natyrisht edhe përpjekjet e mia me bëjnë të jap maksimumin tim që mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të më besojnë dhe të kemi bashkëpunim të frytshëm në arritjen e sukseseve dhe të kemi rezultate të larta.

Sa është e vështirë për një grua të jetë sot një drejtoreshë shkolle?

Këtë vit shënoj 14 vite përvoj pune në një fushë shumë të mirë, të shoqëruar me sfidat e veta, por edhe me përpjekjet e vazhdueshme për të arritur sukses dhe për t’iu përgjigjur ndryshimeve për të mbajtur shkollën në një nivel të lartë të menaxhimit. Përvoja e deritanishme është pozitive, e mbushur me shumë arritje. E vlerësoj shumë stafin pranë meje që shumë prej tyre kanë një përvojë të gjatë e pozitive në fushën e arsimit. Shkolla është si një shtëpi e dytë.  Unë mundohem të mos jem drejtoreshë autoritare, në disa momente, si pjesë e punës edhe mund të ndodhë, sepse e tillë mund të vijë ngarkesa nga vështirësitë dhe sfidat apo proceset specifike, po meqë kemi një bashkëveprim të mirë ia dalim. Puna e gjithësecilit vlerësohet në fund, me synimin final që të ofrojmë edukim shumë të mirë tek nxënësit.

Si ishte gjendja e shkollës kur ju keni filluar punën si Drejtoreshë dhe cili është ndryshimi tani?

- Advertisement -rrrrrrr

Gjendja e shkollës ishte normale, ndryshimet kryesore janë ato në infrastrukturen e shkollës, meqë kemi bërë shumë investime, ndryshim tjetër është ai i kurrikulës që është përcjellë me trajnime të vazhdueshme të mësimdhënësve në fushat e tyre.

A jeni të kënaqur me punën e mësimdhënësve dhe si është bashkëpunimi juaj me ta? Po bashkëpunimi juaj me prindër?

Mendoj se një menaxhere e suksesshme duhet mbi të gjitha të udhëheqë me shembullin e saj, kështu që mundohem të punoj fort dhe me ndërgjegje për t’u treguar mësimdhënësve se çfarë pres nga ata. Me shumë bashkëpunim dhe dashamirësi mundohemi që së bashku të përmirësojmë performancën, duke arritur nivelin më të lartë për të plotësuar edhe kërkesat e kurrikules dhe të arrijmë arsim sa më cilësor. Me prindërit jemi në kontakt të vazhdueshëm, tregohemi shumë të njerëzishëm dhe bashkëpunues. Mundohem të kem vizion të përshtashëm bashkëpunues, fillimisht gjykoj punën time dhe saktë identifikoj përgjegjësit e mia dhe të mësimëdhënësve në situatat e caktuara dhe pastaj prindërit shfaqin bashkëpunimin e tyre që në fund të rezultojmë me gjëra konkrete dhe të dobishme në zingjirin tonë.

Si është bashkëpunimi juaj me shkollat tjera në fshatrat për rreth dhe me gjerë, a keni projekte të përbashkëta?

Bashkëpunimi me shkollat e fshatrave për rreth është i afërt ndërmjet neve si menaxher të shkollave dhe mësimdhënësve, ndërmarrim aksione të përbashkëta për avancim dhe cilësi të arsimit të nxënësve, me shkollat jashtë komunes sonë kemi kontakt me të rrallë.

A mund të përmendni disa nga arritjet që ka arritur shkolla juaj, konkretisht nxënësit?

Kemi marrë pjesë në disa gara komunale  dhe me gjerë, rezultatet e arritura janë të mira mirëpo çdo herë punojmë që të arrijmë rezultatet maksimale.

Por, me ç’probleme përballet shkolla juaj?Për ç’farë ka nevojë?

Po të kishim në shkollë laborator për lëndët shkencore dhe një sallë sportive, ashtu siç e kemi kabinetin e informatikës, do të ndikonte shumë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Çka mendoni, sa respektohet të drejtat e grave në Kosovë?

Duhet pranuar se pjesëmarrja e grave në majat drejtuese, nuk është më e larta e mundshme, pavarësisht se vazhdimisht tregohet me statistika ndërkombëtare që rritja e pjesëmarrjes së gruas në çdo nivel drejtimi, edhe në ato më të larta, sjell rezultate dhe menaxhim të mirë. Respektimi i grave sa po vjen e po rritet, por përsëri pozita e gruas në shoqërinë tonë është ende larg ideales.

Ju jeni edhe nënë, sa arrini të kujdeseni edhe për familjen, fëmijët tuaj?

Puna, familja, shoqëria janë si topat në ajër.  Nëse bie një top, mund të bien edhe të tjerët. Natyrisht nuk ekziston një ekuilibër perfekt, duhet të sakrifikosh shumë, po jo në drejtim të kohës së familjes. Por, nuk ka asgjë që nuk arrihet, sidomos kur të pëlqen ajo që bën, ajo që synon të arrish. Çdo vështirësi kalohet duke u kujdesur që të kesh arritjen e duhur në jetë dhe në punë.

Për fund, cili është mesazhi i juaj për të gjitha gratë?

Vajzat dhe gratë kosovare duhet të besojnë dhe të punojnë pareshtur në realizimin e ëndrrave të tyre, si në jetën personale edhe në atë profesionale, dhe duhet të luftojnë pa hezitim për të drejtat që u takojnë. Gratë e reja është e rëndësishme që të njohin pengesat që rrjedhin si produkt i normave e roleve gjinore që vazhojnë të jenë më të fuqishme se ligjet për të drejtat e barabarta. Për t’i mbrojtur sa më mirë të drejtat e tyre të garantuara edhe me Kushtetutë, shfrytëzoj rastin që të apeloj tek të gjitha gratë dhe vajzat kosovare që të informohen sa më shumë rreth sistemit kushtetues dhe ligjor të vendit tonë. Andaj besoj që është qenësore të kuptojmë dhe përkrahim njëra-tjetrën sa më shumë që është e mundur. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...