Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se ka nënshkruar ekzekutimin e bursave për 404 studentë të Komunës së Lipjanit, të cilët do të përfitojnë nga 500 euro, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Sot kam nënshkruar ekzekutimin e bursave për 404 studentë të Komunës së Lipjanit, të cilët do të përfitojnë nga 500 euro bursë studentore.
Besoj fuqishëm se investimi në arsim është investim në të ardhmen e komunës sonë dhe në potencialin e gjeneratave të reja.
Urime të gjithë studentëve përfitues dhe suksese në studime!