E shtunë, 23 Nëntor, 2024

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

- Advertisement1-

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, në lagjen “Ulpiana”, Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur Aridona Demolli-Lumi, e cila tregoi se djali i saj katër vjeçar është kafshuar në të dy këmbët nga qeni endacak, ku në njërën këmbë ka marr plagë më të thella.

- Advertisement -

Ajo tha se mësuesja i ka qit fëmijët jashtë në oborr, dhe brenda rrethojave të kopshtit kanë qenë tre qen endacakë, ku njëri prej tyre e ka kafshuar djalin e saj katërvjeçar.

“I ka qit mësuesja fëmijët jashtë në oborr. Brenda oborrit tre qen, sa kanë dal fëmijët i pari paska qenë fëmija im, e ka sulmu qeni. Në dy këmbët e ka kafshuar, në njërën më shumë. Mësuesja e ka thirr ambulancën dhe e kanë mjekuar. Shkuam në QKUK. Vaksinat i kena marrë”, tha ajo.

Demolli-Lumi po ashtu u shpreh se djali i saj është tmerruar dhe gjatë gjithë kohës flet për ngjarjen.

“Ana psikike është më e madhe, fëmijë im është tmerru. Non stop po flet për ngjarjen. Boll po mundohemi me ia përhumb pak, po badihava”, theksoi nëna e katërvjeçarit.

E pyetur nëse ka kontaktuar me drejtoreshën e çerdhes, Demolli-Lumi: “Drejtoresha e kopshtit nuk na ka kontaktu, thanë që është jashtë vendit. Vetëm përgjegjësja e kopshtit na tha që kanë bërë kërkesë në komunë për me u ndreq rrethojat e çerdhes po s’kanë marr përgjigje. E kemi njoftu dhe Policinë e Kosovës për rastin”.

Telegrafi po ashtu i ka shkruar Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës si dhe drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...