E diel, 24 Nëntor, 2024

4 vitaminat që mbajnë në formë perfekte lëkurën tënde

- Advertisement1-

Ja cilat janë katër vitaminat që i bëjnë mirë lëkurës dhe ushqimet që janë më të pasura me to.


Një lëkurë me shkëlqim dhe plot jetë është një dëshirë e përbashkët e të gjitha grave, shkruan “Living”.

- Advertisement -

Për të mbajtur larg rrudhat, thatësinë e lëkurës, puçrrat, papastërtitë, celulitin dhe shqetësimet e tjera që mund të prekin lëkurën, nuk mjafton vetëm trajtimi me produkte specifike, por duhen integruar edhe ushqimet e duhura në rutinën e bukurisë: për fat të mirë tek ushqimet gjenden vitaminat e duhura që i bëjnë mirë lëkurës dhe janë shumë të mira, transmeton lajmi.net.

Shumë studime kanë evidentuar faktin që dehidratimi i lëkurës, thatësia dhe plakja e parkohshme mund të jenë të lidhura me mungesën e vitaminave. Ja cilat janë katër vitaminat që i bëjnë mirë lëkurës dhe ushqimet që janë më të pasura me to.

Vitamina C

Falë vetive antioksidante, mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e parakoshme. Favorizon gjithashtu prodhimin e kolagjenit, një proteinë prej së cilës është ndërtuar lëkura dhe e mban të tonifikuar dhe kompakte. Gjithashtu, i bën mirë qarkullimit: ndihmon në luftimin e celulitit dhe mbajtjes së lëngjeve. Ka shumë burime të mira të vitaminës C si kivi, rrushi francez, luleshtrydhet, sallata jeshile.

Vitamina A

Një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar vitaminën A është të konsumosh sa më shumë ushqime si peshku, mishi, qumështi dhe perime si panxhari, karotat, kungulli dhe sallata jeshile. Lufton radikalet e lira që formohen në lëkurë dhe e mbron nga plakja.

- Advertisement -rrrrrrr

Vitamina H

E njohur edhe si vitamina e bukurisë ose biotina, është një aleate e shkëlqyer për të pasur një lëkurë me shkëlqim dhe plot shëndet. Burime të shkëlqyera të saj janë qumështi dhe derivatet e tij, perimet, vezët, bishtajat dhe frutat e thata.

Për ta absorbuar më mirë, kombiniojeni me ushqime të pasura me zink. Një çift i shkëlqyer? Perime të stinës me hudhra ose sallatë me pulë dhe arra.

Vitamina E

Vitamina E mbron lëkurën nga plakja. Gjendet me bollëk tek perimet me gjethe jeshile si spinaqi. Ideale është ta kombioni me burime të mira yndyrash si vaji i ullirit i cili favorizon absorbimin e saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...