E premte, 13 Dhjetor, 2024

4 simptoma të kancerit të gjirit që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera

- Advertisement1-

Këro 4 simptoma të kancerit të gjirit që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera, ja pse s’duhet t’i injoroni.

Statistikisht, kanceri i gjirit prek 1 në 8 gra në SHBA. Sipas Organizatës Amerikane për Kancerin, deri në fund të vitit 2018do të numërohen rreth 246.660 raste me kancer gjiri, shkruan “Living”.

- Advertisement -

Përveç kësaj, sipas statistikave të vetë organizatës, deri në fund të vitit 2018 rreth 40.450 gra do të vdesin nga kjo sëmundje, transmeton lajmi.net.

Zbulimi në fazat e hershme është thelbësor për trajtimin e kancerit të gjirit, ashtu si çdo lloj tjetër kanceri, prandaj duhen identifikuar sa më herët simptomat e tij.

Më poshtë  do t’ju njohim me 4 simptoma të kancerit të gjiri që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera

Ndryshimet në nishane, apo dalja e një nishani të ri: kanceri i lëkurës është ai që është i lidhur me ndryshimin e nishaneve, por sipas studimeve ndryshimet e tyre lidhen edhe me kancerin e gjirit.

Një studim që zgjati për 18 vjet dhe që përfshinte 89.902 gra, të moshës 40-65 vjeç u konstatua se rreth 5.956 gra që kishin nishane të çuditshme ishin prekur dhe nga kanceri i gjirit.

Kollë e vazhdueshme dhe fyt i ngjirur: kur kanceri i gjirit arrin deri në mushkëri, ai ju jep kollë të vazhdueshme dhe ngjirje zëri që vazhdon për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -rrrrrrr

Statistikisht, në rreth 60-70% të rasteve të pacientëve me kancer, kanceri i gjirit iu është përhapur dhe në mushkëri.

Probleme me fshikëzën dhe lëvizjen e zorrëve: gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit pësojnë ndryshime hormonale që shkatojnë tharje të uretrës dhe mospërmbajtje në urinim.

Mund të rezultojë që urina të rrjedhë edhe gjatë kollitjes apo teshtitjes. Kanceri i gjirit shkakton lëvizje të parregullt të zorrëve dhe probleme me tretjen gjithashtu.

Lodhje e pashpjegueshme: kjo është simptoma më e zakonshme për të gjitha llojet e kancerit.

Nëse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit, nëse keni ndryshime emocionale dhe gjendje ankthi apo depresioni konsultohuni me mjekun.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...