E enjte, 12 Dhjetor, 2024

4 pyetjet që duhet t’u bëni fëmijëve çdo natë para se të flenë

- Advertisement1-

Pak para se fëmijët të flenë, kanë një periudhë të shkurtër kohe gjatë së cilës duan të kalojnë me ju edhe disa minuta.


Para se t’i puthni për t’u uruar natën e mirë, qëndroni edhe disa minuta më tepër me të voglin tuaj, pavarësisht lodhjes. Gjeni kohën për ta pyetur për katër gjëra rreth ditës. Përgjigjet do të zbulojnë shumë rreth personalitetit, marrëdhënies që ka me të tjerët, por edhe për ndjesitë që ka nisur të ketë në lidhje me të tjerët.

- Advertisement -

1. Çfarë të pëlqeu më shumë sot?

Kjo pyetje e ndihmon fëmijën të përqëndrojë disa nga momentet më të bukura të ditës dhe t’jua përshkruajë ato. Kështu do të flerë duke pasur në mendje mendime pozitive.

2. Cili ishte momenti që nuk të pëlqeu shumë?

Nga kjo përgjigje, mund të kuptoni se çfarë e shqetëson fëmijën tuaj. Gjithashtu edhe nëse gjatë ditës ai është ndier keq. Është mirë t’u shpjegoni atyre se një ditë nuk mund të jetë asnjëherë perfekte, por ka momente nga më të ndryshmet. Gjithashtu, mund t’i lehtësoni duke u thënë se e nesërmja mund të fshehë vetëm surpriza pozitive për ta. Kjo e fundit, madje, duhet të kthehet edhe në një moto të përditshme.

3. Çfarë të shqetësoi sot?

Kjo pyetje i bën ata të kuptojnë se ju jeni personi më i afërt ku ata mund të tregojnë për shqetësimet që kanë. Qëndroni pranë tyre për të dëgjuar, jo për të kritikuar e për të bërtitur. Bëjeni fëmijën të ndihet i sigurt, në mënyrë që të krijojë besim dhe të mos ketë frikë të flasë para jush.

- Advertisement -rrrrrrr

4. E ndihmove mësuesen, po shokët e klasës?

Solidariteti, empatia dhe dashuria janë tri vlera që fëmijët duhet t’i mësojnë që në moshë të vogël. Të japësh nuk është gjë e keqe, ndaj edhe fëmijët duhet të mësojnë që herët se duhet të ndihmojnë e të bashkëpunojnë në grup. Dhe vendi më i mirë për të mësuar diçka të tillë është shkolla.

Përgjigjet e tyre do ju bëjnë të kuptoni shumë gjëra rreth tyre, si dhe rreth përditshmërisë. Gjëra që e shqetësojnë dhe gjëra që i pëlqejnë. Gjithashtu, përgjigjet mund të ngjallin edhe pyetje të tjera, përmes së cilave mund të flisni me fëmijën tuaj për koncepte të ndryshme si dhuna, kërcënimi, vlera, shoqëria, mimika e të qenit ndryshe.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...