Është hapur konkursi për pranimin e studentëve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Qendra do të ofrojë strehim për 4,000 studentë, si dhe hapësira të përshtatshme për studim dhe ushqim cilësor në mensë. Për studentët që dëshirojnë të përfitojnë vetëm nga shërbimi ushqimor, janë të dedikuara 1,500 vende.
Shërbimet ofrohen me çmime simbolike dhe të përballueshme për studentët:
• 20 euro në muaj për akomodim;
• 15 euro në muaj për shërbime ushqimore.
Postimi i plotë i Nagavcit:
Sot vizitova nga afër Qendrën e Studentëve në Prishtinë, për të parë përgatitjet që po bëhen për pritjen e studentëve në vitin e ri akademik.
Qendra do të ofrojë strehim për 4,000 studentë, si dhe hapësira të përshtatshme për studim dhe ushqim cilësor në mensë. Për studentët që dëshirojnë të përfitojnë vetëm nga shërbimi ushqimor, janë të dedikuara 1,500 vende.
Shërbimet ofrohen me çmime simbolike dhe të përballueshme për studentët:
• 20 euro në muaj për akomodim;
• 15 euro në muaj për shërbime ushqimore.
Nga 15 deri më 20 shtator 2025, studentët e Universitetit të Prishtinës mund të aplikojnë online për akomodim dhe ushqim në mensë, përmes platformës qs.rks-gov.net.
Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar të garantojë kushte dinjitoze për studime dhe të mbështesë zhvillimin akademik, personal dhe profesional të studentëve.