Kur fëmija juaj ndihet keq emocionalisht, apo pa kurajo ka disa mënyra si mund ta bëni të ndihet mirë pa pasur nevojën të flisni. Njerëzit në përgjithësi lidhen më shumë me një gjest sesa me fjalët dhe ngrohtësia fizike jep efektin më të mirë edhe për më të vegjlit.
Sipas ‘Parenting.com’, ka disa mënyra të thjeshta që ta bëni fëmijën tuaj të ndihet mirë kur është duke kaluar një ditë të keqe dhe më poshtë po ua listojmë.
Ndiz kondicionerin
Një ambjent i ngrohtë i bën fëmijët të ndihen më mirë dhe mjekët kanë zbuluar se në vitet e para të jetës, ngrohtësia fizike ka një lidhje të madhe me ngrohtësinë emocionale, pa vetëdije.
Jepi fëmijës supë ose çokollatë të ngrohtë
Sado e çuditshme mund të duket, të mbash diçka të ngrohtë në duar jep efektin më pozitiv të mundshëm tek ata që e provojnë. Nëse je duke mbajtur diçka të ngrohtë në duar gjasat janë shumë të mëdha që ndjesitë për personat e tjerë rreth teje të jenë pozitive.
Përqafojë fëmijën tënd, mbështilluni bashkë poshtë një batanijeje
Sipas neurologëve ekziston një pjesë në trurin e njeriut që quhet insula dhe aktiviteti i saj i përgjigjet dy llojeve të ngrohtësisë: kur je në një ambjent të ngrohtë dhe kur je duke shkruar ose folur me një person që ka rëndësi për ty. Kjo pjesë e trurit është përgjegjëse edhe për reagimet jo aq pozitive ndaj tradhtisë apo ftohtësisë në sjelljen e dikujt.
Këto strategji mbaji për vete
Nëse i thua fëmijës që duhet të qëndrojë në ambjent të ngrohtë për t’u ndjerë më mirë, efekti nuk do jetë i njëjtë sepse do ketë rezistencë.