- Advertisement1-
Të vësh foshnjen në gjumë gjatë natës është një sfidë më vete për të gjithë prindërit e rinj.
Shumë shpesh nënat ankohen se nuk mund t’i vënë fëmijët në gjumë pavarësisht stërmundimit me mënyra nga më të ndryshmet për t’ia dalë.
- Advertisement -
Prandaj specialistët sugjerojnë që të krijohen ‘zakonet e gjumit’, të cilat përgjithësisht funksionojnë.
Sipas tyre ka 4 hapa që çdo prind i ri duhet të ndjekë:
Ndiqni një rutinë gjumi strikte
Ushqejeni fëmijën para se ta vini të flejë
Provoni ta bëni rutinën para gjumit argëtuese
Bëni kujdes me ambjentin rrethues dhe kushtojini rëndësi detajeve për ta bërë sa më të qetë