Po shkoni në palestër rregullisht, keni reduktuar të ngrënin, por sërish nuk jeni aty ku donit të ishit.
Fajin mund ta kenë një nga gabimet më poshtë:
Koha që shpenzoni duke vrapuar sigurisht që është kohë e shpenzuar mirë, por nëse nuk përfshini ushtrime force në rutinën tuaj do ta keni më të vështirë t’i eleminoni kilogramët e fundit që doni të hiqni.
5 gjëra që duart tuaja mund të zbulojnë menjëherë për shëndetin tuaj
Pjesa më e madhe e vakteve tuaja është në formë të lëngshme
Ju mendoni se jeni në rregull nëse në dietën tuaj ka më shumë lëngje. Smoothie-t janë të mira, por ato kanë tendencën të rrëshkasin në sistemin tretës pa e sforcuar fare atë, që do të thotë se trupi nuk lodhet fare për të djegur kalori.
Nuk po konsumoni asnjë lloj yndyre.
Po, yndyrnat e zakonshme janë të mbushura me kalori, por ato të shëndetshmet gjenden tek arrat, avokadot, vaji i ullirit, etj dhe janë të dobishme në procesin e dobësimit.
Nuk po numëroni kaloritë
Numërimi i kalorive dhe kontrrolli ndaj porcioneve është ende i rëndësishëm sepse ne kemi tendencën të nënvlerësojmë sa hamë dhe të mbivlerësojmë kaloritë e djegura gjatë stërvitjes.
Burimi: Women’s Health/Anabel