4 faktorët që shkaktojnë djersitjen gjatë natës te gratë shtatzëna

- Advertisement -

Djersitja gjatë natës te gratë shtatzëna është një gjendje e zakonshme, mirëpo në rast se ajo vazhdon për një kohë të gjatë është mirë të bisedoni me maminë apo mjekun tuaj.


Ndonëse mund të jetë e pakëndshme, shumë prej grave shtatzëna përjetojnë djersitje gjatë natës në një fazë të shtatzënisë shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Kjo lloj djersitje ndryshe njihet si hiperhidroza e natës, dhe e tërë kjo ndodh pasi trupi përpiqet të rregullojë temperaturën e trupit tuaj.

Më poshtë, gjeni disa nga shkaqet që dërgojnë deri te djersitja gjatë natës gjatë shtatzënisë:

-Ndryshimet hormonale

- Advertisement -

Padyshim që hormonet janë përgjegjëse për shkaktimin e shumë simptomave.Estrogjeni dhe progesterone janë dy nga hormonet që shkaktojnë ndryshime në temperaturën e trupit tuaj.

-Rritja e vëllimit të gjakut

Gjatë shtatzënisë, vëllimi i gjakut tuaj mund të rritet deri në 40 për qind në krahasim me gjendjen para shtatzënisë.Vetëm në tremujorin e fundit, vëllimi i gjakut arrin deri në 60 për qind.

Kjo do të thotë se në trupin tuaj ka më shumë sasi të gjakut që qarkullon.

-Gjëndra tiroide

Detyra e gjëndrës tiroide është të rregullojë metabolizmin dhe temperaturën. Hormonet tiroide mund të jenë shumë apo pak aktive.Hipërtiroidizmi mund t’ju bëj që temperatura e trupit të rritet, e veçanërisht gjatë natës.

-Infeksionet

Djersitja gjatë natës mund të jetë edhe si rezultat i infeksioneve.Gratë shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve në sistemin e tyre imunitar