Marramendja është e zakonshme gjatë muajve të parë të shtatzënisë dhe për këtë duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj.
Ekzistojnë 4 faktorë që ndikojnë të keni marramendje gjatë shtatzënisë shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta dhe ato janë:
Ndryshimet hormonale: Në momentin që ju ngeleni shtatzënë, nivelet e hormoneve ndryshojnë për të ndihmuar në rritjen e rrjedhës së gjakut në trupin tuaj.
Hipotensioni: Në anën tjetër, rritja e fluksit të gjakut mund ta bëjë që presioni i gjakut mund të ndryshoj dhe kjo gjendje është e njohur si hipotension.
Hyperemesis gravidarum: Marramendja mund të shkaktohet nëse keni vjellje ekstreme gjatë shtatzënisë, e njohur si hyperemesis gravidarum.
Shtatzënia ektopike: Nëse po kaloni një shtatzëni ektopike, ju mund të pësoni marramendje, dhimbje barku dhe gjakderdhje vaginale./GazetaShneta/