4 arsye pse duhet të hani më shumë fruta gjatë shtatzënisë

- Advertisement -

Ekspertët në Kanada, gjatë një hulumtimi, kanë vërejtur se nënat të cilat gjatë shtatzënisë kanë konsumuar fruta, fëmijët e tyre kanë performuar më mirë në testin e zhvillimit.

Është e vërtetë se frutat formojnë pjesën më të rëndësishme të dietës suaj dhe ngrënia e frutave të pasura me vitamina, fibra dhe minerale siguron benefite si për nënën ashtu edhe për foshnjen shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.

- Advertisement -

Disa nga lëndët ushqyese që merren nga frutat janë:

-Frutat ju furnizojnë më vlera ushqyese si beta karotina dhe për foshnjen ndihmon në zhvillimin e ideve dhe qelizave.

-Vitamina C në fruta është jetike si për kocka ashtu edhe për zhvillimin e dhëmbëve të foshnjes.Gjithashtu, është e rëndësishme që trupi të marrë vitamina në sasi të mjaftueshme, pasi ndihmon trupin të thithë hekurin – minerali kryesor gjatë shtatzënisë.

- Advertisement -

-Acidi folik, parandalon defektet e rritjes së fetusit në lidhje me trurin dhe palcën kurrizore.

-Frutat e pasura me fibra ju ndihmojnë me kapsllëkun dhe hemorroidet, ndërsa frutat e pasura me hekur ju parandalojnë aneminë.