- Advertisement1-
Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu sot ka informuar se 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.
Ministrja ka shtuar se mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur ka nisur programi universal i qeverisë kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.
- Advertisement -
“Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.”, ka shkruar Manastirliu në Facebook.