36 vjet përkushtim  – shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë surprizon sekretaren Valdete Musa për ditëlindje

- Advertisement5 -

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot mirënjohje, kolektivi i shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë organizoi një befasi të veçantë për sekretaren e shkollës, Valdete Musa, me rastin e ditëlindjes së saj.

- paragrafi 1 -

Ky moment simbolik nuk shënoi vetëm një festë personale, por edhe vlerësimin për mbi 36 vite kontribut të pandërprerë, përkushtim profesional dhe rol të pazëvendësueshëm në funksionimin dhe jetën e përditshme të institucionit arsimor.

- Advertisement - M1

Shkolla në njoftim thotë se Valdetja nuk është vetëm një punonjëse e shkollës, por është një shtyllë e saj, një frymë që e mban gjallë këtë institucion çdo ditë.

1 9

shk2

- Advertisement - m2

Njoftimi i plotë:

🎉 Urime ditëlindjen! 🎉

Ka njerëz që punojnë në shkollë… dhe ka njerëz që bëhen vetë shkolla. ❤️

Sot në shkollën tonë nuk festuam vetëm një ditëlindje, por një jetë të tërë të përkushtuar, një rrugëtim mbi 36 -vjeçar plot sakrificë, dashuri dhe përkushtim të palëkundur.

Me shumë dashuri, kolektivi i shkollës i bëri një befasi të veçantë Valdete Musës, sekretares sonë të dashur, me rastin e ditelindjes së saj.

Për më shumë se 36 vite, ajo ka qenë pjesë e çdo dite, çdo sfide dhe çdo suksesi të shkollës sonë. Me qetësinë, përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, ajo ka qenë gjithmonë aty ku është dashur – e palodhur, e përkushtuar dhe gjithmonë me zemër të madhe.

Valdetja nuk është vetëm një punonjëse e shkollës… ajo është një shtyllë e saj, një frymë që e mban gjallë këtë institucion çdo ditë. Në të vërtetë, ajo është sinonim i shkollës sonë. 🌸

Sot, përmes kësaj befasie të ngrohtë dhe një dhurate modeste, u përpoqëm të shprehim sadopak mirënjohjen tonë për gjithçka që ajo ka dhënë ndër vite – sepse vlera e saj nuk matet me fjalë.

Të urojmë nga zemra shëndet, lumturi dhe shumë vite të tjera të bukura, ashtu siç i meriton një njeri kaq i veçantë!

Faleminderit që je frymëzim për ne të gjithë dhe që e bën shkollën tonë më të ngrohtë çdo ditë.

🎂 Gëzuar ditëlindjen , qofsh gjithmonë e rrethuar me dashuri! ✨