36-vjeçarja në fazën e 4 të kancerit sjell në jetë vajzën, ka frikë se sa kohë i ka mbetur për të jetuar

- Advertisement -

Një grua që beson se është personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka lindur, duke ditur se ka kancer të fazës së 4-të, ka sjell në jetë një vajzë të shëndetshme.


Joanna Jonathan, 36 vjeçare solli në jetë vajzën e saj më 15 qershor 2021, pothuajse dy vjet pasi u diagnostikua me kancer.

- Advertisement -

“Të mos jem pranë vajzave të mia është frika ime më e madhe,” thotë ajo.

‘Të dish se një ditë nuk do të jem këtu për fëmijët e mi është si një thikë në zemër”.

‘Fëmijët e mi janë të vegjël, ka një mundësi reale që ata të mos më mbajnë mend fare, vetëm nga fotografitë dhe ato që ata janë thënë për mua”, shton ajo.

- Advertisement -

Tutje ajo ka thënë se fëmijët e saj kanë një baba të mrekullueshëm që ajo ua ka bërë dhuratë, dhe se nëse dashuria ime për fëmijët e mi do të më mbante gjallë, do të jetoja përgjithmonë.