Një nënë ka lindur trenjakë identikë që kishin të njëjtën placentë, sipas raporteve kjo ndodhë “një herë në 200 milionë raste”.
Tre djemtë – Jimmy, Jensen dhe Jaxson lindën në një spital në Liverpool-it më 26 prill.
Treshja iu dorëzua prindërve Gina dhe Craig Dewdney me prerje cezariane brenda disa sekondash nga njëri-tjetri.
Çifti, nga Cheshire, u trondit kur mësuan se ata nuk po prisnin vetëm fëmijën e tyre të parë, por tre të parët, transmeton rtv21.tv.
Zonja Dewdney, 34, zbuloi se 30 mjekë ishin në dhomën e lindjes, sepse çdo foshnjë duhej të kishte ekipin e vet neonatal.
Shtatzënia e saj u konsiderua si e rrezikshme sepse u zbulua se foshnjat kishin të njëjtën placentë.
Mjekët vlerësojnë se gjasat për të pasur tre fëmijë identikë në mënyrë natyrale janë aq të ulëta sa një në 200 milionë. Dhe mundësia që të tre foshnjat të ndajnë një placentë është edhe më e vogël.
Ajo që e bën treshen edhe më unike është fakti që Jaxson kishte qesen e tij amniotike, një mur i hollë plazme që rrethon fetusin gjatë shtatzënisë.
Jimmy, Jensen dhe Jaxson lindën saktësisht në një minutë e 52 sekonda nga ‘koha kur hyri thika’.
Foshnjat, të cilat tani janë pesë muajsh, kaluan gjashtë javë në njësinë e kujdesit intensiv.
Dewdney tha se ushqyerja me gji dhe mungesa e gjumit kanë rezultuar të vështira, por foshnjat kanë filluar të zhvillojnë personalitete individuale.
“Kisha ndjenjën se kishte më shumë se një fëmijë dhe kisha ndjenjën se po bënim binjakë”, tha ajo.