E hënë, 20 Janar, 2025

“32 serbë paguhen pa shkuar fare në punë”, reagon SBASHK: Kolegët tanë me sëmundje të rënda nuk po keni buxhet t’i paguani

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ka reaguar pas publikimit të lajmit se 32 zyrtarë serbë pa shkuar fare në punë janë paguar nga buxheti i shtetit.

Në një komunikatë për media SBAShK-u i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve tjera duke thënë se dikë po e paguajnë pa shkuar fare në punë ndërkohë që për kolegët me sëmundje të rënda të njëjtit nuk kanë buxhet.

- Advertisement -

Ky reagim i SBAShK-ut erdhi dy ditë pas raportimit të zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku ky i fundit tha se 32 zyrtarët serbë që nuk shkojnë në punë nuk do të marrin më paga nga institucionet e vendit.

“Është mirë që mediet e bënë publik faktin se në MASHTI janë 32 zyrtarë serbë që paguhen pa shkuar as edhe një ditë të vetme në vende të punës. Ky veprim i MASHTI-t, por edhe i Ministrive e institucioneve tjera, që besojmë se ka raste të tilla, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës, ka mjete, kurse për kërkesën e përsëritur shumë herë nga SBASHK në takimet me MASHTI-n që të gjenin mjete dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja e punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, as që gjetën kohë të debatojnë pak më seriozisht as MASHTI e as Qeveria”, thuhet në komunikatë.

Sipas SBAShK-ut, nëse për dikë, gjenden mjete për paga pa shkuar as edhe një ditë në punë, atëherë është obligim moral e njerëzor që të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda që ta gëzojnë mbështetjen e shtetit.

“Të marrin mbështetje të dinjitetshme materiale, të kenë kohë të merren me sëmundjen e tyre e të zëvendësohen me kuadro gjegjëse e që janë duke pritur me vite për një vend pune e gjithashtu të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë që me muaj të tërë punojnë e nuk paguhen. Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBAShK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimorë të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga. Situatë edhe më keqe është në komunën e Mitrovicës ku kemi mbi 100 punonjës arsimor që nuk marrin paga dhe nuk figurojnë fare në listën e pagave, prandaj edhe një herë kërkojmë nga MASHTI, gjegjësisht Qeveria e Kosovës që të bën një zgjedhje urgjente për këta të punësuar, të cilët çdo ditë e kryejnë punën e vet por ka pesë muaj që nuk marrin paga”, thuhet po aty.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...