E enjte, 21 Nëntor, 2024

Shumë mësimdhënës qe disa muaj kanë ngelur jashtë listës së pagave

- Advertisement1-

Shumë mësimdhënës në Prishtinë kanë ngelur jashtë listës së pagave tash e disa muaj. Ata druajnë të flasin publikisht, pasi këtë e lidhin me fatin e kontratave të reja.

Komuna e Prishtina nuk ka dhënë sqarime pse nuk po paguhen mësimdhënësit, ndërkohë Ministria e Arsimit njoftoi se ka ndarë buxhet të mjaftueshëm, porse sipas saj, ai shpesh keqpërdoret nga komunat, duke e shpenzuar për çështje të tjera
26 mësimdhënës në Komunën e Prishtinës që nga shtatori i vitit të shkuar nuk kanë marrë paga.

- Advertisement -

Drejtori në shkollën profesionale “Gjin Gazulli”, Bujar Gjocaj, ka thënë se kjo është duke ia vështirësuar gjendjen ekonomike stafit që udhëheq.

“Në shkollën tonë janë gjithsej tre punonjës, dy mësimdhënës dhe një psikolog nuk kanë marrë paga. Psikologu është i angazhuar nga janari, e mësimdhënësit e tjerë nga shtatori. Arsyeja që e kemi marrë nga DKA-ja është se kanë pasur problem me një kod apo linjë buxhetore që nuk e ka lejuar sistemi të regjistrohet si punonjës i ri”, ka deklaruar ai.

Institucionet të tjera arsimore që kanë mësimdhënës të cilët nuk janë duke marr paga janë: gjimnazi “Sami Frashëri”, “Ahmet Gashi” e “Xhevdet Doda”, pastaj shkollat “Hoxhë Kadri Prishtina”, “28 nëntori”, “Ali Sokoli”, “Eqrem Çabej”, “Prenk Jakova”, e “Shkëndia”.

Mësimdhënësit e kontaktuar KOHA, thanë se nuk ishin të njoftuar se do të mbeten jashtë listës për pagë.

Edhe 6 nga 25 psikologët të cilët u punësuan këtë vit, ka dy muaj që nuk marrin paga. Ata nuk pranuan të flasin publikisht me arsyetimin se kjo mund t’u shkaktojë probleme në vazhdimin e kontratës së punës, e cila iu përfundon në dhjetor të këtij viti.

Prania e tyre në institucione arsimore është kualifikuar e domosdoshme. Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Betim Sylejmani, beson se përmes psikologut kanë pasur raste kur kanë parandaluar rastet e dhunës.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ka plot raste që fëmijët nuk bisedojnë as me prindërit e tyre, e gjejnë mbështetje te psikologu, ka pasur raste të tilla në të kaluarën dhe natyrisht se do të ketë vazhdimisht, kjo varet nga psikologu sa është bindës në punën që e ushtron që fëmijët të gjejnë një mbështetje te një njeri profesional për problemet që i ka gjatë procesit mësimor apo edhe jashtë procesit mësimor”, ka thënë ai.

Që nga e hëna e 12 marsit, KOHA i është drejtuar për sqarime Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, por drejtoresha Besianë Musmurati ka thënë se do të përgjigjet të hënën e ardhshme (sot).

“Për arsye personale nuk kam qenë në punë, të hënën do t’iu përgjigjem në momentin që do të shkojë në zyre, pasi aty i kam të dhënat”, ka thënë të enjten Musmurati.

E, në Ministri të Arsimit kanë thënë se kanë ndarë buxhet të mjaftueshëm për pagat e punonjësve arsimor. Në një përgjigje për KOHËN kanë specifikuar se për punësimin e psikologëve kanë ndarë buxhet për 66 vende për shkollat në kryeqytet. Aktualisht janë 37 psikologë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në grantin specifik për arsimin parauniversitar për vitin 2022 ka paraparë 520 pozita për psikologë dhe pedagogë shkollorë, prej tyre 66 në Komunën e Prishtinës. Po ashtu këto pozita për Komunën e Prishtinës janë të aprovuara edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (2022 – 2024)”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Më herët, Ministria e Arsimit ka kritikuar komunat se buxhetin për punësimin e psikologëve po e shfrytëzojnë për çështje të tjera.

“Sipas një analize që e kemi bërë vitin e kaluar në MASHTI, kemi gjetur se, vetëm 163 pozita janë plotësuar dhe kanë mbetur gjithsej edhe 357 pozita të lira. Fatkeqësisht, këto pozita janë bllokuar nga vet komunat edhe pse buxheti është i paraparë”, thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.

Paga bazë e një mësimdhënësi sillet nga 500 deri në 700, kurse e një psikologu është afro 600 euro. / KOHA 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Komuna e Mitrovicë për trajnimin "Aplikimi i...

Marshimi për vrasjen e 14-vjeçarit, shoqja e klasës së Martinit: Kemi humbur shokun e zemrës

Sot u marshua për 14-vjeçarin, Martin Canin, i cili u vra me thikë të...

Për Festën e Flamurit, më 28 nëntor do të jetë pushim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton nëpunësit e Administratës Publike se më 28 nëntor...

Mesazhi prekës i nënës së nxënësit 14-vjeçar që u vra: Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë, ia morën të dyja…

Këtë të enjte, qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë, për vrasjen e 14-vjeçarit...