32 nxënës të Gjimnazit ‘Hivzi Sulejmani’ angazhohen në projektin e Kryqit të Kuq për vlera humane

- Advertisement5 -

32 nxënës të Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë janë bërë pjesë e projektit “Promovimi i Vlerave Humane”, i cili organizohet në kuadër të Kryqi i Kuq i Kosovës.

- paragrafi 1 -

Ky projekt synon fuqizimin e të rinjve përmes vullnetarizmit, solidaritetit dhe angazhimit aktiv në komunitet, duke i inkurajuar ata të jenë zë pozitiv dhe faktor ndryshimi në shoqëri.

- Advertisement - M1

Në kuadër të projektit, nxënësit kanë realizuar aktivitete konkrete në katër fusha të ndryshme, duke promovuar vlerat humane, bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë, si dhe duke u angazhuar në iniciativa sensibilizuese dhe vullnetare në dobi të komunitetit. Përmes këtyre aktiviteteve ata kanë dëshmuar përkushtim, përgjegjësi dhe gatishmëri për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më solidare.

Pjesëmarrja e nxënësve me prapavijë të ndryshme etnike është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe e rëndësisë së edukimit për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim.

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që zhvillojnë potencialin e të rinjve dhe kultivojnë vlera humane në shoqërinë tonë.

- Advertisement - m2

628397262 3134126060104757 1945695309935834338 n