E diel, 23 Shkurt, 2025

31 vjet nga rënia heroike e ish-mësimdhënësit Tahir Lush Berisha – dëshmor i kombit

- Advertisement1-

Me 26 maj u bënë 31 vite nga rënia heroike e deshmorit të kombit Tahir Lush Berisha (ish mesimdhënës)
L A V D I

Nga Xhafer Avdyli mesimdhënës

- Advertisement -

Se, gjëja më e shtrejtë për njeriun është liria e jo jeta, këtë me kohë, që në ditët e hershme të rinisë, e kishte të ngulitur në mendje dhe shpirt, e që ndikoi në idealformimësinë e një shqiptari të vërtetë, i cili e dëshmoi gjatë jetëshkurtësisë së vet, dhe më në fund me flijimin që bëri për Komb, na ishte Dëshmori i kohërave të hershme vigani syshqiponjë Tahir Lush Berisha.

Që të jesh i tillë, me një fisnikëri e trimëri të rrallë e të dëshmuar për Atdhe, duhet të kesh edhe burimamtësinë nga një Familje, siç na ishte ajo e Tahir Muratëve nga Leshani.

Më 26 maj 1992, pas mesnatës, gjatë kthimit, kur ishin numëruar votat në xhaminë e fshatit Leshan të Pejës, ku kishte qenë një vendvotim, zhvillohet një konflikt i Tahir BERISHËS me policinë e instaluar serbe. Policia kishte ndaluar Tahirin.

Policia e kishte fiksuar duke e përcjellë dhe kishin vendosur ta likuidonin, sepse edhe një vit më parë kishin pasur një konflikt të armatosur me të, kur Tahiri ishte plagosur rëndë.

Duke mos dashur t’u nënshtrohej urdhrave të tyre, kur Tahiri ndalohet në këtë pritë, tani për herën e dytë, ai zhvillon një luftë me ta, vret një polic dhe plagos të dytin.

Në këtë betejë ra heroikisht edhe Tahiri afër derës së shtëpisë në Leshan.Edhe kësaj radhe rrodhi gjaku i shqiptarit, i cili ishte hero i zgjedhjeve të para të organizuara nga shqiptarët e Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....