E enjte, 10 Tetor, 2024

31-vjeçari në Malishevë e blen për 300 euro diplomën e shkollës së mesme

- Advertisement1-

Në institucionet e arsimit në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më lehtë për të diplomuar.

Mjafton të paguash dhe brenda pak ditësh e ke të gatshëm punimin e diplomës për universitet ose diplomën e shkollës së mesme.

- Advertisement -

Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Malishevë, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se pas denoncimit nga një person është zbuluar se një 31-vjeçar ka paguar shumën prej 300 eurosh për të marrë një diplomë të shkollës së mesme teknike “11 Marsi” në Malishevë.

Siç thonë burimet, i dyshuari është paraqitur të martën në Polici, ku ka dhënë dëshmi në lidhje me rastin dhe ka treguar se si e ka blerë diplomën nga një person në Malishevë, të cilin e kishte paguar.

Ai ka rrëfyer detajet e rastit, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve që zbulojnë rrethanat në të cilat është kryer vepra “Falsifikim i dokumentit”.

Kujtojmë se tregtia me diploma është fakt shqetësues. Mjafton vetëm një hulumtim nëpër rrjete sociale dhe në lidhje me këtë dukuri të shfaqen faqe të ndryshme online me oferta për tema të diplomës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...