“3000 mësues janë pa arsimin përkatës”

- Advertisement -

Isa Halilaj, kryetari i sindikatës për arsimin parauniversitar tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, se shkollat po mbyllen masivisht në zonat rurale dhe në periferi.

- paragrafi 1 -

Ai tha se arsyeja nuk është vetëm te mungesa e nxënësve, por investimet janë përqendruar gjithnjë vetëm në qendër ndërsa periferitë janë lënë mënjanë.

- Advertisement -

Ai tha gjithashtu se një nga arsyet kryesore se përse po mbyllen shkollat është edhe paaftësia e mësuesve, pasi sipas tij rreth 3000 mijë mësues në Shqipëri janë pa arsimin përkatës.

“kemi mbyllje shkollash masive për shkak të shpopullimit, por një nga shkaqet e shpopullimeve është mbyllja e shkollave, pasi në këto shkolla nëpër fshatra i kemi mësuesit të papërgatitur, janë mësuesit pa arsim përkatës.

Shqipëria sot ka rreth 3000 mësues pa arsim përkatës, pra 10 % e mësuesve. Ata janë zakonisht në zona rurale, ku tashmë kemi mbyllje masive të shkollave. Kjo gjë po ndodh edhe në periferi të Tiranës, se investimet bëhen vetëm në qendër”,-tha Isa Halilaj.