E hënë, 24 Shkurt, 2025

300 nxënës në Doganaj i ekspozohen rrezikut nga shembja e objektit shkollor

- Advertisement1-

Në kohën kur janë mbyllur shumë shkolla të ndërtuara pas lufte, në Doganaj të Kaçanikut nxënësit i ekspozohen rrezikut nga shembja e objektit shkollor, që është ndërtuar rreth 80 vjet më parë.

Prindërit bëjnë thirrje të finalizohet objekti i ri shkollor, i nisur në 2019-n. Por, bazuar në projektbuxhet, edhe vitin e ardhshëm nxënësit do të vijojnë mësimin në godinën që pikon nga pullazi dhe është i mbushur me insekte.
Prej vitesh rreth 300 nxënës të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ali Asllani” në Doganaj të Kaçanikut zhvillojnë mësimin në kushte të rënda. Objekti i shkollës, i ndërtuar rreth 80 vjet më parë, pikon nga pjesa e kulmit sa herë që ka reshje të shiut, e verës pushtohet nga insektet.

- Advertisement -

Prindërit e nxënësve thonë se fëmijët e tyre i ekspozohen çdo ditë rrezikut nga shembja.

“Objekti është jashtëzakonisht në gjendje të rëndë siç shihet edhe kjo pjesë e cila nga një moment mund të rrëzohet dhe të shkaktojë ndonjë incident apo ndonjë tragjedi te nxënësit”, ka thënë Jashar Selimi, kryetar i Këshillit të Prindërve në Komunën e Kaçanikut.

“Rrezikimi i shëndetit të fëmijëve është jashtëzakonisht i madh. Kjo dëshmon edhe me faktin se gjatë verës së këtij viti është ndërprerë edhe procesi mësimor për shkak të shfaqjes së disa insekteve nga kulmi”, ka thënë Kemajl Muresli, banor i fshatit Doganaj.

Në 2019-n Ministria e Arsimit ka nisur një objekt të ri për këtë shkollë në vlerë prej 1.3 milionë eurosh. Objekti nuk është ngritur meqë punimet u ndërprenë një vit më vonë.

Fitim Selmani është drejtor i shkollës dhe bën thirrje që sa më shpejt të finalizohet objekti i ri.

“Zhvillimi i procesit mësimor është shumë i vështirë pasi që nuk janë as kushtet elementare, andaj nuk po zhvillohet procesi ashtu siç e meritojnë nxënësit tanë”, ka deklaruar Selmani.

- Advertisement -rrrrrrr

Në Ministrinë e Arsimit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS për këtë projekt.

E, në Komunën e Kaçanikut theksuan se, bazuar në Projektbuxhetin që Qeveria e ka proceduar në Kuvend, nuk pritet që objekti të përfundojë as vitin e ardhshëm.

“Sipas të gjitha gjasave nuk ka mundësi të finalizohet, sepse janë ndarë vetëm 300 mijë euro për vitin e ardhshëm. Shuma totale për ndërtim të asaj shkolle ka qenë diku një milion e 300 mijë euro. Nuk kemi informacione se çfarë është bërë me të për arsye se edhe financimi edhe procedurat e prokurimit janë udhëhequr nga Ministria e Arsimit”, ka thënë Zahir Doda, drejtor i Arsimit në Komunën e Kaçanikut.

Në kohën kur nxënësit në Doganaj të Kaçanikut e zhvillojnë mësimin në objektin e ndërtuar 80 vjet më parë, shumë shkolla të ndërtuara pas luftës janë mbyllur në mungesë të nxënësve. / KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...