E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

30 ditë pa zgjidhje për grevë në arsim

- Advertisement1-

Pakë ditë para se të fillonte viti shkollor 2022/23 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), kishte njoftuar se mësimdhënësit do të jenë në grevë deri sa Qeveria e Kosovës të plotësojnë kërkesat e tyre, njëra ndër to ‘mbështetja financiare prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga’.

Në ditën e 30-të të grevës shumë shkolla vazhdojnë të mos mbajnë procesin mësimor, ndërsa fëmijët janë duke qëndruar në shtëpi.

- Advertisement -

Në Komisionin për Arsim më 21 shtator 2022 SBAShK-u diskutoi me deputetët për çështjen e grevës.

“Në nivel të Kosovës punojnë 13 shkolla të plota edhe dy shkolla prej të parës deri në të pestën, do të thotë 15 shkolla. Dhe punojnë 89 mësimdhënës të tjerë në shkolla nga një mësimdhënës, dy ose tre nëpër shkolla”- ka thënë Ymer Ymeri, sekretar i SBAShK-ut.

Përveç shkollave edhe kopshtet janë në grevë nga 25 gushti i këtij viti.

Prindër të cilët dërgojnë fëmijët në kopshtin “Gëzimi i Ynë” në Prishtinë kanë kërkuar që mësueset ti kthehen punës dhe fëmijët të kthehen në kopshte.

“E kuptojmë grevën, e respektojmë atë, nëse ka mundësi disi, meqë tash po i kuptojmë edhe kërkesat e tyre të na hapen çerdhet, së paku ndërtesat që të futen fëmijët tanë, gjë që ka plotë prindër që janë interesuar që të mbajnë mësim për ta, por më e mira e së mirës do të ishte mësueset të kthehen dhe mbajnë mësim për fëmijët tanë”- ka thënë Vlora Nikçi.

Dialog “pa zgjidhje”Që nga fillimi i grevës sindikalistët kanë kërkuar që të takohen me qeveritarët.

- Advertisement -rrrrrrr

Më 9 shtator 2022 Ministrja e Arsimit ishte takuar me Sindikatën e Arsimit, të cilët kanë njoftuar ministren se shtesa prej 50 euro të ndarë nga Qeveria nuk janë të mjaftueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre për 100 euro.

Tri ditë më vonë, më 12 shtator përfaqësuesit e sindikatave janë takuar edhe me Kryeministrin, Ablin Kurti dhe menjëherë pas takimi kanë njoftuar se greva do të vazhdojë për shkak se nuk është arritur asnjë zgjidhje.Në anën tjetër, kryeministri Kurti në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se përveç pakos për përballje me inflacion sindikalistëve iu janë ofruar tri oferta.

“E para ishte që publikisht të dalim ta paralajmërojmë që pasnesër më 15 shtator del për diskutim publik Projektligji për paga, sepse është moment shumë i rëndësishëm kur projektligji del prej zyrave të kabinetit të Qeverisë në popull. Nuk u pranua” – ka thënë Kurti.

Oferta e dytë sipas tij ishte 10 milionë euro shtesë për barna esenciale dhe e treta reforma e skemës pensionale.

Ndërsa më 21 shtator Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshën evropiane të Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim (ETUCE), Susan Flocken, së bashku me përfaqësuesit e Këshillit Grevist.

Qeveria bën të ditur se kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e mësimdhënësve për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, marrë parasysh angazhimin e tyre pedagogjik, emocional dhe psikologjik gjatë dhe pas orarit të punës,Raportimet e SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit kanë vazhduar edhe në Komisionin për Arsim, të cilat takime kanë përfunduar pa zgjidhje.

Më 23 shtator 2022 të dy palët, përfshirë edhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati iu janë përgjigjur pyetjeve të Komisionit për Arsim.

Në këtë mbledhje kryetari i komisionit, Ardian Gola ka propozuar “A kishi mujt që në vend të fëmijëve me i marrë notat me i bo si presion sindikal. Mos i vendos notat, mos me formalizu dijen e cila transmetohet tek fëmijët deri në momentin kur bëhet një zgjidhje. Sepse unë jam shumë i sigurt që zgjidhja në këtë forum në këtë masë të njerëzve është problem me u gjetë, por edhe një herë po rrumbullakosj, në vend të fëmijëve notat me i marrë si formë të pensionit sindikal”.

Mes polemikave dhe diskutimeve, Ymer Ymeri nga SBAShK-u pranoi që të adresojë në anëtarësi kërkesën e deputetit Gola dhe i premtoi se do të ketë ftesë në mbledhjen që do e mbajë me anëtarët e sindikatës.

Për të krijuar një zgjidhje në këtë çështje është përfshirë edhe Avokati i Popullit.

Naim Qelaj, Avokati i Popullit ka njoftuar se ditëve të fundit ka mbajtur takime të ndara me përfaqësues të sindikatave dhe të Qeverisë në përpjekje për të ndihmuar në daljen nga situata e krijuar për shkak të grevës të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK.

“Pezullimi” i së drejtës për arsimKoalicioni i organizatave jo qeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) kishte njoftuar se rreth 320 mijë fëmijëve në Kosovë do të ju mohohet e drejta për arsim.

“Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës”- thuhej në njoftimin e KOMF.

Labinot Salihu nga Këshilli i Prindërve në emisionin ‘Kallxo Përnime’ tha se “Duhet të krijohen mekanizma që t’i mbrojmë fëmijët pasi ata nuk mund ta mbrojnë veten”.

Në javën e katër të grevës, më 19 shtator 2022 Këshilli i Prindërve në Pejë marshuan me kërkesën që fëmijët të kthehen në shkolla“Mësimdhënësit i mirëpresin nxënësit në shkollë dhe bëjë apel nga qeveria dhe nga sindikata që sa më parë të marrin vendim dhe t’i nxjerrin fëmijët nga kjo fushëbetejë e cila është në mes të dy palëve. Atëherë ne jemi me qëllimin që fëmijët të mos humbasin asnjë ditë mësimi ne jemi që procesi mësimor të filloj qysh nga dita e nesërme”, tha Arta Kollqaku – Kryetare e Këshillit të Prindërve në Pejë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësja Arba Amataj, përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në garat ndërkombëtare në Poloni

Nxënësja Arba Amataj, nën udhëheqjen e mësuese Esmeralda Bana, përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet në...

Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025

Modele testesh për klasat I-V të Arsimit Fillor, për vitin shkollor 2024-2025. Përfshihen të...

Vjen premtimi më i ri: Rritje pagash për mësimdhënësit prej 50%

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush...

Këta janë kandidatët nga 7 rajonet e Kosovës që kanë kaluar testin me shkrim për inspektor të arsimit – EMRAT

Media për arsim AlbanianEducation.net ka siguruar emrat e të gjithë kandidatëve nga shtatë regjionet...