E premte, 26 Korrik, 2024

3 simptomat e pazakonta të kancerit të lëkurës që nuk duhet të injoroni kurrë

- Advertisement1-

Shumicën e rasteve, 99 nga 100 raste, kanceri i lëkurës është qartësisht i dukshëm jashtë trupit (edhe pse nuk është gjithmonë aq e lehtë të përcaktosh nëse një nishan, puçërr ose njollë në lëkurë është malinje).


Sigurisht, nëse melanoma ka avancuar, në varësi të vendndodhjes, mund të shkaktojë dhimbje në trup, kokë ose simptoma të tjera në lëkurë.

- Advertisement -

Por, në këtë rast mund të keni një masë tumorale shumë të madhe në lëkurë, që nuk mund t’ju shpëtojë pa e vënë re. Qëllimi është të diagnostikohet sëmundja para se të ketë avancuar dhe të bëhet i mundur trajtimi i saj. Kjo arrihet vetëm duke njohur simptomat e para paralajmëruese të melanomës. Ja cilat janë 3 shenjat që duhet të dini, nëse ju ndodh të jeni pjesë e 1% të të pafatëve:

1. Gjëndrat poshtë lëkurës: Nuk mund t’i shihni. Por, nëse i ndieni gjëndrat poshtë lëkurës, sidomos në pjesë si ije, sqetull apo qafë, mund të jenë tregues i kancerit të lëkurës që është përhapur në nodujt limfatikë. Rregulli numër 1: Nëse hasni një gjëndër në çfarëdolloj pjesë të trupit, vizitohuni tek një mjek.

2. Shikim të turbullt: Melanoma nis në melanocite, qeliza që prodhojnë pigmentin e gjendur kryesisht në lëkurë. Melanocitet gjenden gjithashtu në sy dhe pjesë të tjera të trupit, kështu në raste të rralla kanceri fillon të përhapet në këto pjesë. Mëse zhvilloni melanomë përreth ose tek këto qeliza në sy, shikimi i turbullt mund të jetë një nga simptomat e para. Mund të shikoni gjithashtu pigmente ose çngjyrosje në irisin e syrit.

3.Dhimbje në pjesën abdominale: Përveç nodujve limfatikë, melanoma mund të përhapet edhe në mëlçi. Nëse kjo ndodh, mund të përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut. Dhimbja mund të shkaktohet edhe për shumë gjendje të tjera shëndetësore, disa edhe jo shumë të rrezikshme (si gurët në tëmth). Prandaj mos u frikësoni po shkoni e bëni një vizitë mjekësore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...