Kate dhe William mund të jenë anëtarë të familjes më të rëndësishme mbretërore, por në radhë të parë janë prindër, të cilët janë njohur për qasjen shumë praktike në edukimin dhe rritjen e fëmijëve.
Dhe si prindër kanë disa rregulla (shumë të zakonta) që fëmijët e tyre nuk i anashkalojnë.
Është e ndaluar të bërtasësh
Një burim ka treguar për ‘The Sun’ se për George, Charlotte dhe Louis “të ulërasësh është e ndaluar, në çdo lloj situate”. Edhe vetë Qilliam dhe Kate e kanë adoptuar këtë rregull, në mënyrë që t’u japin një shembull të mirë fëmijëve.
Askush nuk shkon në shtrat i nxehur
Fëmijët janë të inkurajuar të diskutojnë për atë çka i shqetëson, por në mënyrë konstruktive. Fëmijët shprehin shqetësimet e tyre për lëndët shkollore, leksionet e notit, baletit apo fëmijët që vuajnë nga uria në botë. Dhe për të gjetur zgjidhje ata diskutojnë me mamin dhe babin. Nëse dikush rebelohet, shkon në ‘chat stofa’ (divanin e bisedave), ku fëmijët reflektojnë për gabimet e tyre. Të dy prindërit përpiqen gjithmonë të jenë të bashkuar në zgjedhjet përballë fëmijëve të tyre. Dhe sigurohen që gjthmonë t’i zgjidhin problemet në mënyrë që askush të mos shkojë në shtrat i zemëruar. Sipas këtij burimi, ky është sekreti i tyre për familje të lumtur.
Mund të shohin TV vetëm pas çajit
Gjatë karantinës, familja Cambridge qëndroi në shtëpinë e tyre në Norfolk ku praktikuan një rutinë të re, e cila parashikon të shihet televizor vetëm pasi fëmijët kanë pirë çajin. Mes programeve të tyre të preferuara janë ‘Peppa Pig’, kartonat e Disney Channel dhe Andy’s Aventure.