3 mijë mësimdhënës jashtë grantit të arsimit, Shahini: Mbi çfarë analize është marrë ky vendim?



nder titull

- Advertisement5 -

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka reaguar lidhur me çështjen e mbi 3 mijë mësimdhënësve që, sipas tij, po mbeten jashtë grantit specifik të arsimit nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook shpreh habinë për këtë vendim, duke pyetur se mbi çfarë analize është bazuar dhe cila reformë e ka paraprirë një veprim të tillë.

- Advertisement - M1

Shahini ngre shqetësimin se ende nuk është bërë i ditur një plan konkret për mësimdhënësit që preken nga ky ndryshim, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për shifra financiare, por për mijëra punonjës të arsimit dhe familjet e tyre.

Sipas Shahinit, edhe komunat janë vendosur përballë një situate të vështirë, pasi, siç thotë ai, nuk kanë qenë pjesë e konsultimeve para marrjes së këtij vendimi.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement - m2

Po e lexoj këtë lajmin për mbi 3,000 mësimdhënës që po mbeten jashtë grantit specifik të arsimit nga Ministria e Financave bashke me Ministrinë e Arsimit dhe, seriozisht, sa më shumë e lexoj, aq më pak ka sens.

Nuk po e kuptoj, mbi çfarë analize merret një vendim i tillë? Cila reformë madhore e paska paraprirë këtë lëvizje? Dhe pyetja më njerëzore: cili është plani për këta 3,000 njerëz dhe familjet e tyre? Nuk po flasim për shifra në Excel, po flasim për jetë njerëzish.

Pa përmendur komunat, të cilave thjesht u është hedhur “patatja e nxehtë” në dorë, pa asnjë konsultë paraprake.

Ajo që vret më shumë është kjo mungesa totale e logjikës. Nga njëra anë dalim nëpër konferenca e flasim për reforma, cilësi e modele të reja, dhe nga ana tjetër – me një të rënë të lapsit i heqim njerëzit nga sistemi pa treguar fare se ku do të shkojnë.

Po marr vetëm një shembull: mësimi tërëditor që po funksionon në Prishtinë. Ai projekt ka nevojë për staf shtesë. Nëse do të donim vërtet reformë në tërë Kosovën, këta 3,000 mësimdhënës do të ishin aseti më i mirë për ta shtrirë këtë model kudo.

Arsimi nuk mund të menaxhohet vetëm me tabela financiare dhe prerje normash. Pas çdo numri fshihet një mësues, një klasë dhe qindra nxënës që e pësojnë të parët.

Kosova ka nevojë për vizion dhe partneritet të vërtetë, jo për vendime të “shpejta” që hapin dhjetë probleme të reja, sa herë që mundohen të mbyllin një. Sidomos jo në arsim!

 

Shqip | English