E enjte, 12 Dhjetor, 2024

3 arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

- Advertisement1-

Shumica e prindërve besojnë se nëse nuk i kontrollojnë fëmijët e tyre gjatë bërjes së detyrave, ata nuk do t’i bëjnë saktë detyrat e shtëpisë.

Mirëpo, studiuesit nga Universiteti i Teksasit kanë treguar të kundërtën. Qëndrimi i prindërve me fëmijët gjatë kohës që ata bëjnë detyrat në shkollën fillore është i padobishëm, ndërsa në 9-vjeçare dhe gjimnaz është totalisht i gabuar. Bright Side na tregon arsyet se pse një fëmijë (dhe jo prindërit) e tyre duhet të jenë të përgjegjshëm për detyrat e shtëpisë.

- Advertisement -

Fëmijët e humbasin motivimin për të studiuar

Sipas rezultatit të studimit, sa më shumë prindërit të përfshiheshin në detyrat e fëmijëve, aq më pak dëshirë kanë fëmijët për të mësuar. Fëmijët që kanë prindërit afër gjatë gjithë kohës, duke ju treguar se çfarë të bëjnë në detyrat e tyre, e kanë motivimin më të ulët. Prindërit sigurisht që duhet t’i nxisin fëmijët për të bërë detyrat e shtëpisë, por qëndrimi pranë i demotivon ata.

Ata nuk mësohen që të jenë të përgjegjshëm

Teksa e ndihmoni për të bërë detyrat, e kontrolloni për notat e këqija, ju po merrni përgjegjësitë e studimit të fëmijës suaj, çfarë do të thotë se fëmija juaj është i lirë nga çdo përgjegjësi, pasi ato i keni marrë ju. Mësoni fëmijën tuaj edhe me ndëshkime që ai/ajo ta kuptojë se jo çdo gjë merret lehtë në jetë. Nëse ai/ajo nuk i bën detyrat, nuk do të luaj në kompjuter (një shembull). Pra ideja është që ata të kuptojnë se veprimi i tyre mund të sjellë pasoja.

Marrëdhënia mes fëmijës dhe prindit nuk është idealja

“Detyrat kanë mbaruar. Mami e ka humbur zërin, ndërsa fëmija është i lodhur nga ulërimat. Fqinjët e kanë mësuar vjershën përmendësh. Madje edhe qeni ka kuptuar çdo gjë”,kjo është përmbledhja e detyrave të fëmijës në shtëpi. Psikologët sugjerojnë që në vend të detyrave, ju të kaloni kohë me fëmijët tuaj për të folur rreth dëshirave, problemeve që ata mund të kenë në shkollë. Kjo gjë do e forcojë më shumë marrëdhënien tuaj dhe fëmija do të ketë më shumë besim tek ju.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Refik Ramadani merr titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e shkencave kompjuterike

Refik Ramadani, student i doktoratës në Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës në Universitetin “St....

SBASHK-u i thotë Muratit: A ke edhe ndonjë sulm kundër punëtorëve të arsimit?

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), përmes...

Vdes mësuesja Fejzije Krasniqi nga Prishtina

Ka vdekur mësuesja Fejzije Krasniqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Gjergj Fishta" në Prishtinë,...

“Së bashku kundër bullizmit”, projekti i nxënësve të shkollës “Protagonisti”

Projekti “Së bashku kundër bullizmit” në shkollën “Protagonisti” përfshiu të gjitha klasat e ciklit...