E diel, 10 Nëntor, 2024

Nagavci flet për koeficientet e mësuesve: Janë 20% më të lartë se në projektligjin e rrëzuar nga Kushtetuesja

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se koeficientet e mësimdhënësve në Projektligjin aktual të Pagave, që ka dalë në dëgjim publik, janë 20% më të mëdha se në Projektligjin e Pagave të Qeverisë Haradinaj, që ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo ka thënë se SBASHK ishte pajtuar me atë projektligj, përkundër se kishte vlera më të ulëta se ligji aktual.

- Advertisement -

“Koeficientet me ligjin e bërë publik, i kemi krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. SBASHK-u ishte pajtuar me atë ligj. Diferenca është 20% nga ligji paraprak”, ka thënë ajo.

“Tani janë më mirë se me ligjin paraprak. Ligji është në dëgjim publik, pritet të hyjë në qeveri, pastaj të shohim”, ka thënë ministrja Nagavci në “DPT te Fidani”.

Ajo ka thënë sipas ligjit të ri, koficientët do të rriten për çdo vit, sipas rritjes së buxhetit shtetëror.

“Për çdo vit, nëse buxheti është më i lartë, atëherë edhe buxheti do të rritet për cdo vit njëjtë. Koeficineti do të caktohet me Ligjin për Buxhetin”, ka thënë ajo.

Nagavci ka thënë se 50 euro pqë janë ofruar për punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit do të vlejnë deri në fundvit, mirëpo sipas saj mbështetja për muajt e vitit 2023, do të rishqyrtohet në dhjetor.

“Përfitimet për mësimdhënës janë 50 euro në muaj deri në fund të këtij viti. Kemi planifikuar që edhe pas dhjetorit të vazhdojmë me mbështetje. Do ta rishqyrtojmë vazhdimin e mbështetjes në forma të ndryshme”, ka deklaruar ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Erdajt Sopjani zë vendin e parë garën për teknologji të mbajtur në Austri

Erdajt Sopjani në garën me mbi 300 pjesëmarrës nga e gjithë bota, po ashtu...

Kryeministri Kurti: Studentët dhe mësimdhënësit më të zotë i kemi në diasporë

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur një takim me mërgimtarët në Frankfurt të Gjermanisë ku...

Rrahman Jasharaj: Do të kemi mbyllje të shkollave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Ministria e...

21 inspektorë për 23 mijë mësues

Performanca e punës së mësimdhënësve në Kosovë është në duart e një numri të...