E diel, 19 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj: Albin Kurti t’i lë pas inatet, po presim takim me të

- Advertisement1-

Greva në arsim të dielën hynë në ditën e 18 dhe institucionet e sindikata, duken larg zgjidhjes së problemit. Derisa, greva po vazhdon pikëpyetje mbetet zëvendësimi i orëve të humbura..

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura dhe Sindikata e Arsimit të premten dhanë sinjale pozitive dhe shpresë se një marrëveshje me Qeverinë mund të arrihet gjatë vikendit. Por të shtunën u ashpërsua gjuha në mes institucioneve dhe SBASHK-ut. Në këtë të fundit thanë se do të qëndrojnë në kërkesën për 100 euro, sepse është kërkesë e gjithë anëtarësisë, të cilët nuk janë pajtuar me 50 eurot e pakos së re të Qeverisë, e cila parashihet për katër muaj.

- Advertisement -

Kryetari i Këshillit Grevist Rrahman Jasharajnë një deklaratë për Nacionalen thotë se Greva do të vazhdojë derisa sa Qeveria t’i ftojë e t’i diskutojnë kërkesat.

“Qeveria duhet ta dijë se e ka obligim që të takohet me ne. Të ofrojë ë zyrtarisht ofertë, jo me fjalë por të shkruaj në letër të cilën Këshilli Grevaist e ka në fjalë ta analizaoj, e ta thotë fjalën e vet. Kjo nuk po ndodhë tani. Kurti nëse ka inate duhet t’i hec, sepse arsimi dhe shërbyesit civvil janë në grevë. Duhet të ulemi e të diskutojmë. Për momentin, nuk kemi asgjë të re. Greva vazhdon deri në momentin kur antarësia vendosë dicka tjetër. Urojë që sa më shkurtë të vazhdojë greva, por edhe qe Qeveria të reflektoje”, tha Jasharaj.

E se a do të vendosen orët e humbura, Jasharaj thekson se për këtë do të vendosë antarësia.

“I mbetet anëtarësisë të vendosë nëse do të kompensohen orët e humbura. Por ajo që thuhet në udhëzimin administrativ është që orët e humbura në grevë nuk mbahen. I mbetet anëtarësisë të vendosë”, thotë Jasharaj për Nacionalen.

E gjatë ditës së djeshme, ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se situata aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojnë për vlerat antishantazh.

Sindikalistët i kanë bërë 18 ditë që nga hyrja në grevë, si lloj pakënaqësie me mos përmbushjen e kërkesave nga qeveria e Kosovës. Si pasojë e kësaj, shumica e shkollave në vend dhe shërbimet administrative nëpër komuna janë në grevë.

- Advertisement -rrrrrrr

Por edhe pas gati 3 jave, palët nuk kanë gjetur dialog.

Gjatë ditës së premte, Sindikata e Bashkuar e Arsimit më në fund janë takuar me ministren e Arsimit, për t’u munduar që ta gjejnë një gjuhë të përbashkët. Por edhe ky takim doli pa rezultat.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...