Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashk me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim studentët vitias të cilët kanë përfituar bursa për vitin akademik 2023/24.
Me këtë rast, ai ju ka uruar atyre suksese në studime. Ai gjithashtu ka folur për përkushtimin e komunës që t’i mbështes ata në rrugëtimin e tyre akadamik dhe profesional.
I pari i Vitisë theksoj se qeverisja lokale e kësaj komune është e vetëdijshme për rëndësinë e mbështetjes së studentëve, duke shtuar se për këtë ai kishte marrë vendim që numri i përfituesve të bursave studentore të rritet dhe të jenë përfitues të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas rregullores komunale.
Ndërsa drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti, ka bërë ndarjen e vendimeve për studentët vitias, të cilët janë përfitues të bursave studentore për vitin akademik 2023/24, e që sipas listës së publikuar janë gjithsej 272 studentë.