E premte, 21 Shkurt, 2025

27-vjeçari shqiptar në Zvicër përfundoi një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë

- Advertisement1-

Dodbibaj ka përfunduar studimet në Universitetin e Lozanës në Zvicër, “Ecole Hoteliere de Lausanne” (EHL), i cili konsiderohet si një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë.

Rastave të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër, pa dyshim i shtohet edhe Krist Dodbibaj, një profesionist i suksesshëm në fushën e hotelerisë, organizimeve dhe manifestimeve.

- Advertisement -

Mërgimtari shqiptar, Dodbibaj, ka përfunduar studimet në Universitetin e Lozanës në Zvicër, “Ecole Hoteliere de Lausanne” (EHL), i cili konsiderohet si një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë, transmeton albinfo.ch.

Aktualisht, ai po vazhdon studimet Master në Universitetin e Gjenevës, dega Menaxhim i Përgjithshëm. Synimi i tij është të marrë të gjitha eksperiencat dhe përvojën e tij në Zvicër për ta çuar në vendlindje.

Vlen të theksohet se Krist Dodbibaj, i lindur në Elbasan më 1995, shkollën fillore e ka mbaruar në Kanada dhe pas saj jeta e ka çuar të jetojë në disa vende të Europës, si në Spanjë, Çeki dhe derisa në vitin 2011 u vendos në Zvicër.

Ndërkohë, pasi mbaroi gjimnazin në Gjenevë, filloi duke kërkuar degën që do të fokusohej për të ndërtuar një karrierë që do i shërbente atij dhe vendit të tij të origjinës, Shqipërisë. Për ta provuar vetën, Kristi gjeti veten duke punuar në një hotel 100-vjeçar, “Gstaad Palace”, në Gstaad të Kantonit të Bernës, ku u ballafaqua me standarde të forta të punës zvicerane dhe vendosi që dega e tij studimit të jetë Hoteleria dhe Turizmi.

Për këtë fushë, Kristi zgjodhi të studiojë në Ecole Hoteliere de Lausanne (EHL), që sipas rankimeve botërore mbahet si një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë.

Gjatë studime në EHL, Kristi fillimisht si i vetmi shqiptar në këtë shkollë, arriti të marrë rolin e Koordinuesit të Komunikimeve të Studentëve, një pozicion që fitohet me fushata dhe votime. Në këtë shkollë, Kristi ka arritur të përçojë vlerat dhe kulturën shqiptare në mesin e qindra studentëve të botës. Në EHL, Kristi u diplomua në mes të pandemisë dhe kjo e bëri që të mendohet për të ardhmen e tij. Ai aktualisht po bën një Master në Universitetin e Gjenevës, dega Menaxhim i Përgjithshëm, dhe sapo të mbarojë, do të marrë gjithë eksperiencat dhe përvojën e tij në Zvicër për ta çuar në vendin e tij të lindjes, në Shqipëri, për të punuar në sektorin e turizmit.

- Advertisement -rrrrrrr

Ai do të punojë për kompanin “Elite Travel Group”, e cila përgatit paketa pushimesh dhe produkte turistike për tregun shqiptar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...