E premte, 20 Shtator, 2024

27 studente denoncojnë për ngacmim një profesor të UP-së

- Advertisement1-

Një profesor i Fakultetit të Edukimit është denoncuar për ngacmim seksual në Këshill të Etikës nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.

Studentet janë ankuar se profesori që ua jep Matematikën, u është drejtuar me sjellje joprofesionale e me komente për pamjen e tyre fizike.

- Advertisement -

Në Fakultetin e Mjekësisë thanë se pas denoncimit e kanë ndërprerë bashkëpunimin me profesorin.

Janë 27 studente në Fakultetin e Mjekësisë që e kanë denoncuar për ngacmim seksual profesorin e Fakulteti të Edukimit, Xh. K.

Profesori K. i cili mban dy orë në javë të lëndës së Matematikës në Mjekësi, është denoncuar para dy javësh në Këshill të Etikës.

Krasniqi, i cili është anëtar i stafit të rregullt në Fakultetin e Edukimit, nuk ka pranuar të prononcohet për denoncimin e 27 studenteve ndaj tij për ngacmim seksual. Ai ka thënë përmes telefonit se do të prononcohet vetëm kur çështja të marrë epilog në Këshill të Etikës.

Në Fakultetin e Mjekësisë kanë thënë se pas denoncimit kanë ndërprerë bashkëpunimin me profesorin.

Prodekani për çështje të studentëve, Valon Krasniqi, ka thënë se është angazhuar përkohësisht një mësimdhënës tjetër derisa Këshilli të marrë një vendim.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ne kemi biseduar me profesorin, kur jemi njoftuar për denoncimin, dhe ai i ka mohuar të gjitha. Pastaj ne në takim e kemi njoftuar se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, për shkak se rasti shkon në Këshill të Etikës, ne obligohemi si njësi akademike që ta ndërpresim bashkëpunimin me të. Ne tani kemi angazhuar përkohësisht një profesor tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Prodekani i Mjekësisë ka treguar se denoncim për ngacmim seksual për profesorin, i cili ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë që nga viti 2016, nuk kanë pranuar më herët.

Ai ka thënë se ankesë zyrtare për profesorin kanë pranuar në dhjetor të vitit të shkuar, për mënyrën e vlerësimit të studentëve.

Në Fakultetin e Edukimit kanë thënë se nuk kanë pranuar denoncime nga studentët më herët për profesorin, por vetëm ankesa nga stafi për komunikim jokorrekt.

“Para këtij trajtimi është e parakohshme të marrim çfarëdo qëndrimi apo veprimi, pasi në Fakultetin e Edukimit ndonjë denoncim nuk kemi pranuar. Për raste të caktuara të komunikimit jokorrekt me kolegë në të kaluarën profesorit i është tërhequr vërejtja, si praktikë e jona menaxheriale për të zhvilluar ambient konstruktiv dhe cilësor të punës”, është thënë në përgjigjen e dekanit Blerim Saqipi.

Rregullorja për masat dhe procedurat disiplinore ndaj stafit akademik, parasheh që palët të intervistohen brenda pesë ditëve pas paraqitjes së shkeljes.

“Intervistimi të bëhet sa më shpejt, sa më shpejt që është e mundur pas paraqitjes së shkeljes së dyshuar, por jo më vonë se pesë ditë pune, duke siguruar se shkelësi i dyshuar është njoftuar dy ditë pune më herët”, shkruan në Nenin e 7 të rregullores.

Por, Këshilli i Etikës ende nuk i ka kontaktuar personat e përfshirë.

Në Rektorat nuk e komentuan vonesën për trajtimin e denoncimit nga Këshilli. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...