E shtunë, 11 Janar, 2025

25 vjet burg për burrin nga Prishtina që vrau gruan e tij, mësimdhënësen Sanije Godeni

- Advertisement1-

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj Izet Godenit, të akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Sanije Godeni (e cila ishte mësimdhënëse në shkollën “Dardania” në Prishtinë), më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Në njoftim thuhet se i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 25 vjetësh.

- Advertisement -

“I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur, i akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera S.G kishte ndërruar jetë. Kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit I.G për vepën penale Vrasje e rëndë

Prishtinë, 05 Qershor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G për veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pikat 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me datë 30.05.2023 gjykata ka mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale, në të cilin i akuzuari I.G ka pranuar fajësinë, ndërsa me datë 31.05.2023 gjykata ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër akuzuarit I.G. i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit.

I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur, i akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera S.G kishte ndërruar jetë. Kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...

Pensionohet mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni

Është pensionuar mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni. Shkolla 'Gjergj Kastrioti Skenerbeu", ka njoftuar pensionimin...