E diel, 3 Nëntor, 2024

25-vjeçarja nga Kosova që punon si shofere e autobusit në Zvicër

- Advertisement1-

Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në diasporë, është sigurisht edhe Erolina (Maliqaj) Gashi, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Zvicër.


Ani pse në shtetin e Kosovës vozitja e autobusëve nga një femër vazhdon të jetë e pazakont, në shtetet evropiane kjo gjë është më se normale, veçmas në Zvicër.

- Advertisement -

Erolina (Maliqaj) Gashi është vetëm 25-vjeçare dhe po në këtë moshë arriti të bëhet shoferja e parë e autobusit në kantonin e Ticinos, ëndërr kjo që në moshën e saj të re, shkruan tutje albinfo.ch.

Ajo ka lindur në një fshat kosovar, Poslisht, të komunës së Prizrenit. Ndërkohë që në moshën pesëvjeçare emigroi në Zvicër për t’iu bashkuar familjes së saj.

“Në moshë shumë të re, kur i kisha vetëm 5 vjeç, emigrova në Zvicër dhe iu bashkova familjes sime, babait tim, Misinit, bashkë me mamin, Jetmiren dhe motrën Mirinda. Babai ka jetuar dhe ka punuar në Zvicër që nga viti 1989, e bashkimi i familjes ishte parësor dhe një nismë e re për familjen time dhe mua, në realizimin e ëndrrave të mia”, tregon Erolina.

Gjithashtu, ajo ndan edhe historinë e saj lidhur me ambientimin jo të lehtë në Zvicër, shoqërinë, shkollimin etj.

- Advertisement -rrrrrrr

“Në filim ishte shumë e vështirë për mua, isha mësuar me një kulturë tjetër në Kosovë, pavarësisht që isha shumë e re. Pastaj, përjetimi i luftës si fëmijë, traumave, gjërat që i kishim përjetuar sikurse të gjithë njerëzit e Kosovës në atë kohë, kanë pasur ndikim tek unë. Por, me kalimin e kohës, ne si familje dhe personalisht unë gradualisht u intergrova shumë mirë, si në ambientin e shkollimit, ashtu edhe në shoqërinë zvicerane”, shprehet ajo.

Vlen të theksohet se Erolina mësimet i ka përfunduar në shkollën “Media” në Viganello, ku më pas vazhdoi edhe 3 vjet të tjera në nivelin profesional “Arte Mestieri SAMS Viganello, Lugano”.

Dëshira që një ditë të bëhet shofere e autobusëve

Erolina që e vogël kishte shprehur dëshirën për vozitje dhe aq më shumë kur shikonte ngasjen e autobusëve.

“Kur isha në moshë shumë të re, ëndërroja se do të bëhem shofere dhe vazhdimisht e pyesja babain se a do të vijë dita që edhe ne femrat të vozitim, duke ia përshkruar autobusin që kalonte pranë nesh”, tregon ajo

Misini, babai i Erolinës, ka qënë një nga motivuesit kryesor që vazja e tij të ndjekë çdo ëndërr të saj dhe ta realizojë atë, me punë dhe sakrificë.

“Babi më thoshte se çdo punë e mirë është e mundshme dhe e realizueshme në jetë. Dhe, prej atij momenti kam pasur këtë dëshirë, që një ditë të bëhem shofere e autobusit gjigant që po e shihnim përballë nesh në atë kohë”, shprehet ajo.

Erolina ka mësuar dhe ka ndjekur me shumë pasion vozitjen e autobusëve, duke përfunduar me afat rekord të gjitha provimet e saj teorike dhe praktike lidhur me vozitjen.

Në moshën 25-vjeçare ajo u bë shqiptarja e parë vozitëse në kantonin Ticino, në komunën Lugano, ku jeton dhe vazhdon të punojë edhe më sot.

Nga ana tjetër, Misin Maliqaj, babi i Erolinës, ndjehet krenar për arritjet e vajzës së tij, aq më shumë në profesionin që ajo kishte ëndërr që e vogël.

“Unë, së bashku me familjen, jemi shumë krenarë për sukseset e Erolinës që ia arriti qëllimit për realizimn e ëndrrës së saj që kishte që në ditët e para të ardhjes në Zvicër, për t’u bërë një shofere e denjë dhe në shërbim të qytetarëve”, përfundon Misini.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...