E diel, 19 Janar, 2025

25 vite hulumtim: Ja çfarë efekti kanë detyrat e shtëpisë te fëmijët

- Advertisement1-

Harris Coopers, i cili ka kryer 25 vite hulumtime dhe studime mbi bërjen e detyrave të shtëpisë tek fëmijët nën moshën 10 vjeç, ka arritur në një konkluzion të padëgjuar më parë.


Sipas tij detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor.

- Advertisement -

Këtë konkluzion ai e mbështet me qindra argumente në librin “Beteja mbi detyrat e shtëpisë”. Ai ka mbrojtur fort tezën se në ciklin parashkollor dhe atë të ulët, nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive, ashtu siç klasifikohen edhe detyrat e shtëpisë. Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet dhe çdo gjë tjetër është mjaft efektive, tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt.

Në hulumtimin e tij shkencëtari rendit disa arsye, pse mësuesit nuk duhet të ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollave fillore.

Detyrat e shtëpisë padashur mund të krijojnë ndjenja negative ndaj shkollës. Kjo është gjëja e fundit që mësuesit duhet të bëjnë, të kthejnë fëmijët kundër shkollës. Detyrat e shtëpisë japin një ndjenjë të rreme përgjegjësie.

Ata që mbështesin detyrat e shtëpisë, thonë se detyrat e shtëpisë ndihmojnë fëmijët të bëhen më të përgjegjshëm, por kjo është e vërtetë vetëm në një moshë të vonë. Fëmijët kanë nevojë, mesatarisht për dhjetë orë gjumë në ditë.

Që fëmijët të jenë 100% produktivë në shkollë në shtëpi duhet të pushojnë dhe jo të bëjnë detyra.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...